Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Liria është në shpirt dhe në muzikë” – 25 vjet “Poduene Blus Bend”

Foto: BGNES

Vasko Krëpkata me grupin e tij “Poduene Blus Bend” u shndërrua në një emblemë të shpirtit të lirë dhe të ndryshimeve politike në Bullgari në vitin 1989. Ai ishte i pari, i cili përshkroi fundin e një epoke në këngët e tij si “Komunizmi po ik”, “Le të jetë dritë” e të tjerë. Që atëherë shumë gjëra u ndryshuan, të tjerë mbetën të tillë siç ishin, ndërsa muzikanti blus vazhdon të rikujtojë në këngët e tij, se nuk ka asgjë më e vlefshme se sa liria e shpirtit. Kështu 25 vite kaluan në kërkimin e rrugës më të mirë dhe të së vërtetës. Formacioni do të shënojë përvjetorin çerekshekullor të themelimit me një album të ri dhe me një turne evropiane nën moton “25 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit, 25 vjet Bullgaria e Lirë, 25 vjet “Poduene Blus Bend”.

“Jam krenar, se punoj aq shumë kohë me muzikantë të tillë – tregon për Radio Bullgarinë, Vasko Krëpkata. – Gjatë kësaj periudhe vërtetuam, se bëjmë një muzikë të mirë, të cilën njerëzit e pëlqejnë. Tani dëshiroj të shikoj çfarë do të ndodhë gjatë 25 viteve të ardhshme. Aktualisht merrem me dy gjëra: akoma po kërkoj ndonjë vend të përshtatshëm për një koncert të madh në Sofje. Në fillim mendova, që të shfrytëzojmë stacionin Poduene, por doli, se atje hapësira është e vogël. Dëshira ime, është që koncerti të jetë në ndonjë vend më origjinal, se sa sallat tradicionale. Prioriteti tjetër im tani është turneja e ardhshme evropiane, që fillon me një koncert në Bruksel. Me grupin “Poduene Blus Bend” kemi dhënë koncerte atje jo një herë, por zakonisht në lokale, ku grumbullohen bullgarë. Kemi mundësi, që për herë të parë të japin një koncert në sallën e Parlamentit Evropian më 6 tetor.”

Pas Belgjikës turneu i grupit “Poduene Blus Bend” vazhdon në Luksemburg. Atje muzikantët do të prezantohen herën e katërt me radhë, por tani koncerti i tyre do të jetë në klubin xhaz të Abacisë së Shtetit, ku u nënshkrua dokumenti për aderimin e Bullgarisë me BE-në. Pas kësaj grupi do të japë një koncert në bibliotekën e Amsterdamit. Aty është edhe radioja “Amsterdam”, ku para vitesh Vasko Krëpkata ishte mysafir i programit dhe në eter i binte kitarës së muzikantit të madh bullgar rok Georgi Minçev. Vasko mori pjesë edhe në filmin dokumentar “Emigrantë” iu kushtuar emigrantëve të Evropës Lindore. Ky film u xhirua nga televizioni holandez në vendin tonë. Pas Amsterdamit, më 10 tetor grupi do të japë një koncert në Londër.

Me rastin e përvjetorit të 25-të Vasko Krëpkata bashkë me muzikantët e tjerë të formacionit përgatitin dhe një album. Tashmë u incizuan tetë këngë për të:

“Kemi një këngë për fëmijët e qytetit, kemi tituj interesant si për shembull “Roku i drunjtë” dhe “Plejbeku i plotë” – shton muzikanti. – Humori dhe ironia gjithnjë na shoqërojnë. Kompozimi, titullin e të cilin mban tërë albumi është “Rruga”. E krijova që verën e kaluar. Ftova miku im i ngushtë Xhoko Rosiçi i ndjerë të incizojë disa vargje për të. Është e çuditshme, por pas pjesëmarrjes së tij unë nuk mund të përfundoj këngën. Kështu që akoma punoj. Megjithatë kënga përfundon me shprehjen, se nëse nuk ka rrugë, atëherë ne do të hapim. Mendoj, se albumi do të jetë gati deri në fund të këtij viti.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një këngë e përjetshme bullgare në një version të ri

Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..

botuar më 24-07-02 8.10.PD
Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD