Në anketimin e Radio Bullgarisë temën për formimin e një qeverie të qëndrueshme e komentojnë analizatorët politikë Koljo Paramov, Dimitër Gronev, Anton Todorov dhe Dimitër Dimitrov.
“Është e vështirë. Përveç kësaj, probabiliteti që të hyjnë shtatë formacione politike në Parlament, nuk e garanton kabinetin e fortë i cili do të bëjë ndryshimet për të cilat flasim 25 vjet radhazi – është i mendimit Koljo Paramov. – Në këtë situatë patjetër duhet të arrijmë kompromis që të përmirësohet gjendja financiare e Bullgarisë. Dhe ky kompromis të mos jetë qeveria e përbashkët GERB-Parti Socialiste Bullgare, ndërsa më tepër të jetë angazhimet i të gjitha partive në emër të Bullgarisë. Po thuajse jam i sigurt se pas 2-3 ditësh do të flitet për “qeverinë e shpëtimit kombëtar”.
Eksperti Dimitër Gronev komenton: “Sipas meje ka disa mundësi. E para është koalicioni i gjerë. Sipas meje Partia Socialiste Bullgare duhet ta përshëndes partinë GERB për rezultatet paraprake në favor të kësaj të fundit, dhe të propozojë që nesër të ulen në një tryezë të përbashkët negociatash, pasi kanë fjetur mirë patjetër. Me mendime të qarta dhe racionale të bisedojnë rreth të gjitha prioriteteve kombëtare, nga të cilat çdo parti ka përfituar në platformën e vet parazgjedhore. Në këtë koalicion, pa dallim si do të quhet, është mirë që të marrin pjesë në një farë mënyre të gjitha partitë e tjera, sepse së shpejti duhet të caktohen dhe përkatësisht të zgjidhen prioritetet kombëtare. Ka një formulë të re “non-additive” sipas së cilës të gjitha partitë kur negociojnë, as fitojnë, as humbin.”
Politologu Antoni Todorot mendon: “Do të them, se një qeveri e qëndrueshme nuk mund të formohet. Nuk do të jetë e tepruar, nëse do të them, se qeveri mund të krijohet shumë vështirë. Dëshiroj të them, se pas orës 17 ditën elektorale, ishte e qartë, se situata më e mundshme janë zgjedhjet e reja. E kam të qartë, se njerëzit mund ta pranojnë këtë si një mallkim, si një gjë për të cilën nuk mund të mendohej para ditësh. Por ky është realiteti i tanishëm. Dhe nuk duhet të kemi frikë për një variant të tillë, puna jonë si politolog është që të shpjegojmë, se ka vende në BE-në, të cilët as u shpërbënë, as humbën asgjë nga kjo, se kanë zhvilluar zgjedhje vit pas viti. Për shembull Italia. Tjetër është çështja, se në Bullgari, te sfera publike ka shpresa të mëdha. Dhe njerëzit e pranojnë një ndërrim të tillë të shpeshtë të pushtetarëve si një mungesë e stabilitetit. Mirëpo, më në fund pas ndërrimeve të shumta, ndoshta do të vijnë njerëz të rinj, të cilët nuk mbajnë tërë barrën e tranzicionit 25 vjeçar. Thënë me një fjalë, ne bullgarët qëndrojmë para një dimri të gjatë dhe të ftohtë. Kjo është një gjë e bezdisshme, por është rezultat i vendimeve tona. Të gjithë ata, që sot janë në Parlament u zgjodhën me fletat e votimit të zgjedhësve. Nga ana tjetër ka një grup i madh njerëzish, që nuk votuan. Sipas rezultateve, ky është një grup i madh i bullgarëve. Dhe sipas meje, kjo është çështja me më shumë rëndësi. Pse ata nuk ushtruan të drejtën e tyre të votimit. Pikërisht mbi këtë fenomen duhet të përqendrohet vëmendja e specialistëve.”
Vallë, a ishin të ndershme zgjedhjet?
Kësaj pyetjeje iu përgjigjet politologu Dimitër Dimitrov: “Jam i mendimit, se ato ishin më të ndershme, se sa zgjedhjet e deritanishme. Me siguri janë më demokratike, se sa zgjedhjet e vitit 2009, të cilat u apeluan në Gjyqin Kushtetues, i cili me vendimin e tij ndryshoi rezultatet e votimit. Ky nuk është një akt i zakonshëm në shtetet demokratike. Dhe kjo për arsye, se një pjesë e ditës elektorale nuk kaloi sipas ligjit. Është e vërtetë, se tek ne kishte një interes të madh ndaj skemave të blerjes së votave, ndaj votave të kontrolluara, por mendoj, se kjo është pjesë e shëndoshjes së sistemit të votimit.”
Në një anketim tjetër të Radio Bullgarisë, bullgarët iu përgjigjen pyetjes çfarë presin nga zgjedhjet.
44 vjeçarja Tanja Bellovodska është me arsim të lartë. Ajo e cakton vete si optimiste për nga natyra. Prandaj është interesante të dëgjojmë me çfarë shpresa ajo dha votën e saj:
“Me besimin për një siguri më të madhe, që të mbeten më shumë të rinj të jetojnë dhe të punojnë në Bullgari. Votova me shpresën që të mos ketë papunësi, që të mos ketë vjedhje dhe vrasje, që të ketë qetësi dhe të kemi një standard normal të jetesës.”
“Po pret një ndryshim, por... – shpreh dyshimin, që ëndërrtat e tij do të realizohen 29 vjeçari Momçil. – Shpresa është e vogël. Secili pret që jeta të bëhet më e mirë. Kam dëshirë, që të kam mundësi të realizohem dhe të jetoj më mirë, se sa tani.”
Eli Todorova është një nënë e re 30 vjeçare. Ajo e ka të qartë rëndësinë e votimit, por është pesimiste për perspektivat e të rinjve në Bullgari:
“Nuk pret asgjë. Votoj, që të mos shfrytëzojnë zërin time, atje ku do të vendosin njerëz të tjerë. Dëshiroj shumë gjëra, por mendoj, se nuk do të ndryshohet asgjë edhe për fëmijën. Jam 30 vjeçare dhe që kur jam rritur, tashmë 12 vjet me radhë, nuk ndryshohet asgjë. Me çdo votë situata bëhet gjithnjë më e keqe.”
“Që prej 40 vitesh tani votoj për herë të parë. Dhe kjo për shkak se vite me radhë jetoj dhe punoj në Rusi – shpjegon një bullgar 60 vjeçar. – Çfarë shpresa kam? Të ketë më shumë drejtësi për popullin dhe të jetojmë më mirë. Asaj i shpresoj, megjithëqë jetoj jashtë shtetit.”
Përgatitën në shqip: Anna Kapitanova, Svetllana Dimitrova
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..