Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të vazhdojë të shtohet turizmi me anije krocierë në Detin e Zi?

БНР Новини
Foto: BGNES

Më se dy herë është shtuar turizmi me anije krocierë në bregdetin bullgar të Detit të Zi në krahasim me vitin 2013. Çfarë mund të përfitojë Bullgaria?

Faktet flasin vetë. Deri në fund të muajit tetor në portin e Varnës priten 25 mijë turistë, të cilët do të bëjnë udhëtime me anije krocierë. Nga porti i Burgasit njoftojnë se deri tani qytetin e ka vizituar një numër rekord turistësh – 18 mijë. Nesebër, destinacioni i tretë për nga udhëtimet me anije krocierë gjithashtu gëzon interes shumë të madh. Kësaj vere aty kanë hedhur spirancë 26 anije me gati 7 mijë pasagjerë. Zakonisht “hotelet lundruese” qëndrojnë vetëm një ditë e cila mjafton që turistët të njihen me pikat kryesore turistike dhe të harxhojnë mesatarisht nga 100 euro.

Numri i madh i udhëtimeve me anijet krocierë sivjet në bregdetin bullgar të Detit të Zi shpjegohet me disa fakte. Është e vërtetë se Deti i Zi nuk ishte mes destinacioneve më tërheqëse, por për shkak të konflikteve në Afrikën Veriore, itineraret detare në Detin e Zi preferohen më shumë se ato të Mesdheut. Nga z. Vlladimir Karaxhov, përfaqësues i njërës nga kompanitë më të mëdha të turizmit me anije krocierë në botë mësojmë se tradicionalisht anijet bëjnë udhëtime njëmuajshe në Detin e Zi dhe hedhin spirancë në 4-5 porte të mëdha, ndër të cilat Jaltë dhe Odesë. Mirëpo, sivjet për shkak të konfliktit në Ukrainë itineraret ndryshuan drejt Varnës, Burgasit dhe Nesebrit.

“Deri në fund të tetorit më se 120 anije do të hedhin spirancë në portet bullgare në krahasim me vitet e tjera kur numri i tyre nuk ka qenë më se 50-60 – tregon z. Vlladimir Karaxhov. – Sivjet firmat e udhëtimeve me anijet e mëdha nuk i ndryshuan itineraret sepse rezervimet ishin mbyllur dhe pasagjerët kishin blerë biletat e avionit. Po të kishin anuluar udhëtimet në Detin e Zi, do të paguanin shumë. Por vitin tjetër ekziston ky rrezik, nëse nuk zgjidhet çështja e Ukrainës. Në një rast të tillë anijet do të hidhnin spirancë në jo më shumë se 1-2 porte dhe do të preferonin ndonjë port rumun, p.sh.”

Shkaku, sipas z. Vlladimir Karaxhov, ka të bëjë me taksat e mëdha që vënë portet bullgare. Taksat bullgare janë më të larta në të gjithë Rajonin e Detit të Zi. Kështu Bullgaria rrezikon të humbë nga biznesi me anijet e mëdha turistike, duke e lënë atë në duart e Rumanisë. Të dhënat tregojnë se këtë verë porti rumun Konstancë ka pritur aq mjete lundruese sa tri portet bullgare së bashku. Sipas të dhënave të Dhomës Turistike në Varna, Bullgaria fiton rreth tre milionë dollarë amerikanë në vit nga udhëtimet me anijet e mëdha turistike.

“Çmimet janë tepër të larta – komenton z. Vlladimir Karaxhov. – Nga dega jemi përpjekur që t’i ulim ato, por s’patëm sukses. Në ditë një anije le dhjetëra mijë euro dhe në portet bullgare paguan me 30-40 për qind më shumë se sa do të paguante në portet e tjera të rajonit. Në këtë taksë përfshihet dhe shpenzimet e tjera – taksat për pilotët, për makinat e tërheqjes së valixheve, taksa ekologjike dhe taksa për pasagjerët etj. Kur llogaritet e gjithë kjo shumë, ajo bëhet jo konkurrente e vendeve e tjera të Rajonit të Detit të Zi. Prandaj kompanitë e udhëtimeve me anijet krocierë do të preferonin portin rumun se porti bullgar.”

Administrata në portet bullgare tashmë ka filluar të mendojë si të organizojë programe kulturore kështu që udhëtimet me anijet e mëdha turistike të bëhen edhe më atraktive. Ndërtohen korsi moderne për këmbësorë, vende të reja parkimi dhe organizohen aktivitete interesante. A do të vazhdojë të shtohet turizmi me anijet krocierë, megjithë taksat e larta, do të shohim në të ardhme.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“The Independent” : Sllënçev Brjag ofron më shumë për më pak se Marmaris

S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..

botuar më 24-07-25 7.25.PD
Liqeni Shiroka Poljana (Livadhi i Gjerë)

Batak është shumë më tepër se një qytet i bukur në Rodope me një histori dramatike dhe peizazhe piktoreske

Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..

botuar më 24-07-21 10.20.PD

Maja Stançov Kamëk është një xhevahir në kurorën e Rodopeve Perëndimore - një eko-shteg i ri në bashkinë Llëki

Bashkia Llëki e Rodopeve po punon për ndërtimin e një eko-shtegu të ri që do të çojë drejt majës emblematike Stançov Kamëk, mësojmë nga faqja e internetit bgtourism.bg. Maja është 1299 m e lartë dhe fjalë për fjalë qëndron mbi qytetin Llëki. Tani pjesa..

botuar më 24-07-14 8.40.PD