Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Plevneliev dëshiron që Kuvendi i ri të fillojë sa më shpejtë të punojë në mënyrë të mirë

Foto: BGNES

Legjislatura e 43-të e Kuvendit Popullor do të mbetet në histori si Parlamenti i parë pas ndryshimeve demokratike me aq shumë formacione politike dhe në të njëjtën kohë ai do të fillojë punë më vonë në krahasim me 5 parlamentet e fundit – 22 ditë pas zgjedhjeve. Kuvendi i ri me 8 parti do të thirret më 27 tetor. Data ishte saktësuar nga Presidenti Rosen Plevneliev të mërkurën pas konsultimeve politike, gjatë të cilave shumica prej partive insistonin se puna e Kuvendit duhet të fillojë më 20 apo 22 tetor.

“Për mua kjo është një datë e mirë dhe dua që argumenti im të kuptohet mirë – ka shumë detyra të ngutshme, por me rëndësi më të madhe është që Kuvendi sa më shpejtë të fillojë punë në mënyrë të mirë, me vendime, të përgatitura sa më mirë – tha kreu i shtetit. – Pasi Parlamenti strukturohet do t’ia dorëzoj mandatin për krijimin e qeverisë partisë me më shumë deputetë. Para kësaj do të zhvilloj dhe konsultimet e parashikuara nga Kushtetuta.”

Presidenti Plevneliev informoi se gjatë takimit me forcat politike të përfaqësuara në Kuvend ishin diskutuara detyrat, me të cilat deputetët duhet t’i ndërmarrin menjëherë: “Disa prej tyre janë: përgatitja dhe pranimi i buxhetit të aktualizuar për vitin 2014, përgatitja e buxhetit për vitin 2015, sigurimi i stabilitetit financiar me anë të zgjidhjes së problemit me Bankën Korporative Tregtare – nënvizoi ai. – Ka shumë çështje të tjera të ngutshme, të cilat i biseduam. Bëhet fjalë për zbatimin e ngutshëm të disa direktivave evropiane – përfshi direktivën për pagimin e depozitave deri në shumën 100 mijë euro, të siguruara sipas legjislacionit në BE dhe në Bullgari. Ka edhe disa çështje të ngutshme në fushën e energjetikës.”

Presidenti Plevneliev apeloi gjithashtu për pranimin e një deklarate për prioritetet e Parlamentit të 43-të, menjëherë pas fillimit të punës së tij.

“Përveç kësaj bëra thirrje për pranimin e një deklarate të përbashkët të Parlamentit të 43-të për pëlqimin e gjerë politik për reforma – vazhdoi Presidenti. – Reformat nuk mund të vonohen më. Ato janë të qarta – në fushën e sistemit të pensionimit, në sferat e shëndetësisë, energjetikës, reformës administrative. Duhen vazhduar reformat në sektorin “Siguria”, në sistemin e drejtësisë. Mendoj se ka një konsensus të plotë për këtë se reformat duhen vazhduar.”

Pasi dëgjuan datën, në të cilën Kuvendi i 43-të do të fillojë punë, shumica e politikanëve, të cilat morën pjesë në takim me kreun e shtetit thanë se nuk ka kohë për t’u humbur. Lideri i Partisë Socialiste Bullgare Mihail Mikov tha: “Nuk ka kohë për buxhetin, nuk ka kohë për vendimet e domosdoshme, të cilat qytetarët presin nga ne. Kërkova nga Presidenti që ai të në informojë për situatën reale rreth kryerjes së buxhetit, sepse të gjithët flasin për aktualizimin e buxhetit. Në vend të dytë mendoj se qeveria e ardhshme duhet të mbajë përgjegjësinë siç për një aktualizim eventual, kështu edhe për parashtrimin e buxhetit për vitin 2015.”

Rumen Petkov nga lëvizja ABV tha se nuk duhet të ketë ngadalësim në punën e Kuvendit. “Nuk mund të ketë një argumentim të arsyeshëm – tha ai. – Insistojmë se ka nevojë për një vlerësim të qeverisë teknike. Ajo mori shumë vendime të paarsyetuara në drejtim të kuadrove dhe mori angazhime strategjike, të cilat janë në dëm të Bullgarisë.”

Një fillim më të shpejtë të punës së Parlamentit kërkoi Krasimir Karakaçanov nga Fronti Patriotik. Bozhidar Lukarski nga Blloku i Reformatorëve tha: “Nuk duhet punuar në mënyrën, në të cilën punonte deri tani – në sallë bosh dhe me udhëtime të gjata me shërbim. Kjo praktikë duhet ndryshuar.”

Nacionalistët nga partia “Ataka” u larguan nga takimi me Presidentin në fillimin e tij pasi ai refuzoi që konsultimet të transmetohen drejtpërsëdrejti në mediat. Volen Siderovi komentoi: “Ata tashmë janë marrë vesh – partia GERB dhe presidenti Plevneliev – Kuvendi të fillojë punë më vonë. Pse më vonë? Sepse kanë nevojë për kohë për saktësimin e qeverisë. Përveç kësaj Borisovi duhet të udhëtojë në Bruksel – atje duhet të marrë instruktime, do të marrë instruktime edhe nga Ambasada Amerikane.”

Kreu i shtetit shprehu kënaqësinë e vet për qëndrimin konstruktiv gjatë bisedimeve të partisë GERB me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend. Ai tha se nuk do të punojë për krijimin e çfarëdo qofte formacione dhe koalicione në institucionin presidencial.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD