Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si ta shkurtojmë rrugën nga banka shkollore deri te vendi i punës

БНР Новини
Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe e Industrisë u jep mundësi nxënësve të shkollave ekonomike të kalojnë një stazh. Në foto: kryetari i Dhomës Cvetan Simeonov dhe nxënësi Velisllav Ivanov.

Papunësi në rritje ndër të rinjtë, lidhje jo aq të forta midis biznesit dhe arsimit, mundësi të kufizuara për praktikë gjatë procesit të mësimit. Përpara të gjitha këtyre sfidave qëndron jo vetëm Bullgaria, por edhe shumica e shteteve evropiane. Kjo vërtetohet edhe nga të dhënat e paraqitura nga Asociacioni i Dhomave Evropiane të Tregtisë dhe të Industrisë. Sipas tyre mezi një nga katër studentë bën stazh. Sipas zëvendës kryetares së Dhomave Evropiane Marta Shulc, përmirësimi i cilësisë dhe zmadhimi i sasisë së stazhit në territorin e BE-së është me rëndësi të madhe për kapërcimin e papunësisë ndër të rinjtë. Përvoja e deritanishme gjithashtu tregon, se 80 për qind prej të rinjve që kanë mbaruar programet e stazhit, janë të përgatitur më mirë dhe më lehtë gjejnë punë. Prandaj Asociacioni përhapi idenë, që deri në vitin 2020 gjysma e të gjitha programeve të aftësimit profesional të realizohen nën formën e stazhit. Sipas të dhënave të tij çdo vit 1.8 milion veta marrin kualifikim profesional me ndërmjetësinë e Dhomave. Çfarë është situata tek ne?

Para pak kohe Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe e Industrisë bashkë me punëdhënësit, partnerët socialë, përfaqësuesit e shtetit dhe me disa organizata të rinisë nënshkruan një marrëveshje kombëtare për realizimin e planit kombëtar për plotësim të Garancisë Evropiane të Rinisë 2014 – 2020. Qëllimi është që çdo i riu në moshë nga 15 deri në 24 vjeç të ketë oferta të mira për punë, për vazhdimin e arsimit, për stazh 4 mujor pasi do të mbetet pa punë ose do të dalë nga sistemi i arsimit. Vitin e shtatë me radhë Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe e Industrisë u jep mundësi nxënësve të klasave të fundit të Gjimnazit Kombëtar të Financave dhe të Ekonomisë dhe të Gjimnazit Kombëtar Tregtar Bankar të kalojnë një stazh. Gjatë tij nxënësit përfshihen në procesin real të punës.

“Çdo vit në sajë të punës së tyre paraqiten afro 6000 llogari në një bazë unike të të dhënave – tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë Cvetan Simeonov, kryetar i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe të Industrisë. – Kjo jep mundësi që dhoma jonë të bëjë klasifikimin vjetor Top 100 të firmave kryesore në Bullgari. Më e rëndësishmja është, se në këtë mënyrë nxënësit fitojnë dituri dhe aftësi praktike.”

Velisllav Ivanovi është 18 vjeçar nxënës në Gjimnazin Kombëtar Tregtar Bankar, specialitetin tregti elektronike. Ai është njeri prej entuziasteve të rinj, që vendosën të harxhojnë një muaj e gjysmë që të përfshihen në programin e stazhierëve të Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë. Cilat ishin motivet e tij dhe cilat, sipas tij, janë dobitë për punën e tij të ardhshme:

“Mendoj, se është mirë të përfitojmë nga çdo mundësi që hapet para neve. Mendoj, se është mirë që çdo nxënës të grumbullojë edhe një përvojë praktike. Kështu ai do të jetë më mirë i përgatitur për karrierën e ardhshme. Arrita të përmirësojë dituritë e mia për shfrytëzimin e kompjuterit për qëllime konkrete. Krahas kësaj grumbullova përvojë të punoj në ekip. Edhe certifikata, që mora për punën time nga Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë do të më ndihmoj në gjetjen e punës. Në fakt kjo është një organizatë kombëtare, e cila njihet edhe jashtë shtetit. Kështu që jam me shpresë, se do të kam shanse të mira për punësim.”

Velisllavi ka ndërmend të vazhdojë arsimin e lartë në Holandë. Dhe shkaku të preferojë një universitet në këtë vend janë pikërisht programet e mira për stazh. “Gjatë dy viteve të fundit të studimeve studenti nis punë në ndonjë kompani. Në sistemin arsimor bullgar kjo praktik nuk ekziston. Dhe pas mbarimit njeriu nuk di si të punojë”, argumenton zgjedhjen e tij Velisllavi. Ky është një problem, për të cilin që prej vitesh edhe biznesi lajmëron. Analizat e Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë tregojnë, se 77 për qind prej anëtarëve të saj i konsiderojnë dituritë e grumbulluara në universitet të pamjaftueshme për realizimin në punë.

“Analizat, që bëjmë, na japin arsye që kur diskutohet arsimi në Bullgari të insistojmë, që mjetet të orientohen te njerëzit me kualifikim të mesëm dhe më të lartë – thekson Cvetan Simeonovi. – U konstatuam, se brenda 5-10 viteve të ardhshme biznesi do të ketë nevojë për specialistë me arsim teknik dhe me profesione ekonomike. Afro 80 për qind prej firmavepranojnë, se sistemi arsimor duhet të lidhet me ekonominë, por për këtë duhet të ketë stimuj për firmat, domethënë – lehtësime tatimore ose thënë me fjalë të tjera shpenzimet për arsimin të zbriten nga tatimet. Në këtë mënyrë sistemi do të punojë më mirë dhe do të kursejmë përpjekje për studim suplementar të të rinjve në Bullgari. Kështu do të shkurtojmë rrugën nga banka studentore deri te vendi i punës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografia është ofruar nga Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe e Industrisë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD

Sinodi i Shenjtë doli me pozitë për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në lidhje me hapjen e Olimpiadës në Paris. “E gjithë bota..

botuar më 24-07-30 4.22.MD