Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Derri bullgar dhe ai danez “të prekur” nga sanksionet

БНР Новини
Foto: BGNES

Rreth 5 mln euro janë humbjet për Bullgarinë deri tani nga sanksionet e Rusisë. Ato rriten për ditë nga jo realizimi i produkteve bujqësore dhe nga ulja e çmimeve tregtare.

Në një nga ekonomitë në rrethin e Slivenit ku kultivohen pjeshka 100 tonë shkuan në gojën e derreve. BE-ja premtoi se do të kompensojë humbjet, por deri tani asgjë nuk është paguar. Kompensimet nuk do të mjaftojnë për rendimentin e ri, sepse ai do të zëvendësohet me fruta nga Spanja dhe Greqia, të cilat janë me çmime më të lira për shkak të subvencioneve të mëdha evropiane. Përveç kësaj janë destinuar për të mbuluar tregun rus. Prodhuesve bullgarë u presin humbje të reja të cilat do ta çojnë të gjithë prodhimin e frutave në krizë afatgjatë.

Shumë më e vështirë është situata me derrin danez për dallim nga ai bullgar, i detyruar të ushqehet vetëm me pjeshka. Për shkak të embargos së Rusisë për import të mallrave nga BE-ja Danimarka do të humbë rreth 537 mln euro. Humbjet janë dy herë më shumë se sa u prit.

Muajt e fundit çmimet e blerjes së mishit të derrit nga Danimarka ranë ndjeshëm, njofton Jyllands-Posten. Sot fermerët marrin 1.26 euro për një kilogram në krahasim me 1.60 euro para një viti. Ndërkaq, konsumatorët janë të kënaqur me uljen e çmimit të produktit më të kërkuar në Danimarkë. Sipas të dhënave të Departamentit të Statistikës eksporti i mishit të derrit në Rusi gjatë vitit të kaluar ka sjellë fitime në vlerë 268.5 mln euro. Rusia është vendi i pestë i madh i konsumit të mishit të derrit nga Danimarka.

Embargoja e Rusisë do të prekë po ashtu dhe Holandën dhe sipas parashikimeve paraprake humbjet do të jenë në vlerë rreth 300 mln euro. Të dhënat janë të Zyrës Qendrore të Statistikës në Holandë, e cila njofton se dëmet mund të arrijnë deri në 1.5 mlrd euro. Sipas të dhënave të tjera të zyrës fitimet nga eksporti i produkteve bujqësore në Rusi ka qenë në vlerë më shumë se 500 mln euro. Nga ana tjetër nga mesazhi i zyrës holandeze mësojmë se në sektorët më të prekur punojnë rreth pesë mijë veta, punësimi i të cilëve është vënë në pikëpyetje.

Embargoja e Rusisë seriozisht ka prekur dhe Letoninë. Fermerët e frutave dhe perimeve aty janë të detyruar t’i shpërndajnë ato falas. Sepse tregu është plot e përplot, atëherë një sasi e madhe e produkteve do të asgjësohet.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD