Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimi i lartë është kartëvizita në art

БНР Новини
Peizazh i malit Pirin, Konstantin Shtërkelov
Foto: gallery-victoria.com

48 piktura të klasikëve bullgarë u ofruan në kuadrin e një ankandi të vogël, organizuar nga shtëpia e ankandit “Viktoria” para pak kohe. Këtë e bëri të ditur për Radio Bullgarinë pronari i galerisë Pavell Todorov. “Janë shitur 25, ose rreth 40 për qind prej veprave të përfshira në aktivitet. Çmimi më i lartë i shpallur prej 1300 eurosh është për pikturën e Konstantin Shtërkellovit (1889-1961). Megjithatë, këto janë shifra, të cilat nuk janë përfaqësuese për tregun” – saktëson gjithashtu ai. Për herë të parë çmimi i veprave të ofruara në ankand u arrit gjatë paraqitjes së ofertave.

Çmimet e ulëta të artit klasik bullgar

Nga fjalët e pronarit të galerisë, mund të bëhet përfundimi se çmimet e veprave të mjeshtërve klasikë në Bullgari janë tepër të ulëta në krahasim me ato në Evropë. Shkaqet janë lidhur me faktin se tregu është i hapur vetëm nga 25 vjet, kurse koleksionistët janë të brezit të parë. Situata ekonomike te ne gjithashtu kontribuon për uljen e çmimeve. Kjo është shkaku që tregu të jetë i kufizuar dhe me çmime të ulëta.

“Është qesharake dhe fyese të shiten piktura të autorëve të Galerisë Kombëtare të Arteve, për të cilat ka monografi të shkruara, për 1000 – 2000 euro – është kategorik Pavell Todorov. – Për mendimin tim, piktura e një klasiku bullgar duhet të kushtojë sa është çmimi i një apartamenti. Para 5-6 vitesh vërtetë kishte çmime të tilla. Piktura është një investim për brezin e ardhshëm. Tani mund të arrij një çmim më të mirë të pikturave, të cilët kam shitur para 10-15 vitesh, kurse për këtë kohë piktura nuk është amortizuar. Çmimet e artit klasik gjithmonë ecën lart, megjithë lëkundjet e vogla.”

Ku jemi në krahasim me të tjerët në Evropë?

Arti bullgar nuk mund të krahasohet me shkollat në disa vende evropiane, ku janë formuar piktorë që në shekullin e XV dhe XVI. Sot po i shohim veprat e këtyre piktorëve në shtëpitë e mëdha të ankandit si Sotheby’s dhe Christie’s. Vepra të tilla shiten për disa milionë. Arti ynë klasik u zhvillua gjatë 120-130 viteve të fundit. Kemi piktorë të shkëlqyeshëm, të cilët mund të radhiten krahas shembujve seriozë evropianë, por për fat të keq nuk janë të njohur. Prandaj çmimet varen vetëm nga tregu i brendshëm dhe janë tepër të ulëta. Interesi ndaj krijimtarisë së një piktori lind, kur ai është i njohur, kur veprat e tij shiten në ankandet botërore dhe hyjnë në koleksionet botërore. Në qoftë se ai është origjinal dhe disponon aftësi të mira artistike, por askush nuk e njeh, atëherë ky piktor kalon në një kategori tjetër.

Peizazh qyteti, Georgi Zhelezarov“Arti bullgar nuk është i njohur jashtë shtetit, sepse tregu deri përpara një çerek shekulli ishte i mbyllur, kurse aktualisht arti bullgar nuk reklamohet jashtë shtetit, gjë që është një gabim. Kështu nuk mund të ketë interes për blerjen e pikturave bullgare nga ana e tregut të jashtëm – thekson Todorov. “Prezantimi i artit bullgar është në plan të brendshëm gjatë 25 viteve të fundit. Tashmë 7 vjet jemi një vend anëtar i BE-së, kurse eksporti i veprave të artit është në duart e një komisioni, i cili punon me një listë, listë kjo që ndalon eksportin e veprave të pothuaj të gjithë autorëve deri në vitin 80. Kjo është shkelje e idesë për tregun e lirë. Piktorët bashkëkohorë bullgarë përpiqen të tregojnë një pikturë, ose të marrin pjesë në një plener, por këto janë shfaqje individuale. Ka nevojë që arti bullgar të prezantohet nga gida e njerëzve të artit, nga ajo e tregtarëve dhe nga Ministria e Kulturës, që të mund të shihet se ku jemi ne në skenën e gjerë evropiane. Ky është një proces i gjatë dhe nuk mund të arrihet në kuadrin e një, ose dy muajsh, ose me një ligj.”

Sistemet botërore për vlerësimin

Në tregun botëror çmimet e artit klasik përshkruhen nga sistemi Art Price, sistem ky që vëzhgon shitjet në shtëpitë e mëdha të ankandit dhe në galeri. Dhe kur na intereson se si lëvizin çmimet e veprave të një piktori, ne duhet t’i shohim shitjet e tij gjatë dy, pesë, ose dhjetë viteve të fundit: Ku janë bërë dhe me çfarë çmimesh. Ka dhe një sistem rus, i cili është më subjektiv. Ai shpreson tek indekset dhe përfshin rreth 40 mijë piktorë rusë. Piktorët bullgarë nuk janë përfshirë në “Art Price”.

Tregu bullgar i veprave të artit ende ndodhet në një etapë më fillestare edhe sa i përket sistemit të vlerësimit – çmimet formohen mbi bazën e hierarkisë së brendshme të tregut, thotë Todorov. “E dimë për shembull se veprat e Mjeshtrit janë më të shtrenjta se ato të Ivan Triçkovit (1892-1959), kurse Konstantin Tringov (1907-1981) është më i lirë nga Triçkovi. Shtëpitë e veçanta të ankandit kanë statistikë të shitjeve të tyre dhe në këtë mënyrë formohen çmimet.

A ka ndryshim të koleksionistëve pas krizës?

Disa koleksionistë të njohur të publikut, si Bojan Radev, Svetlin Rusev, Vasill Bozhkov, nuk blejnë vepra arti që prej shumë kohe. Personat e rinj fshihen nga shoqëria, që të mos sulmohen si të thuash nga shitësit dhe për shkaqe sigurie.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.  Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..

botuar më 24-06-13 7.30.PD
Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD