Përvjetori i 100-të i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore (1914-1918) vë në diskutim temën për monumentet e gjetura gjatë konfliktit luftarak. Kureshtje sjell fakti me ushtarët austriakë, të cilët në fillim të shekullit të XX-të kanë zbuluar mbishkrimin e Ballshit. Përkthyer shqip nga greqishtja e vjetër në këtë mbishkrim lexohet: “U pagëzua sundimtari i Bullgarisë Borisi I, quajtur Mihal së bashku me popullin të dhënë atij prej perëndisë, viti 6374 (= 866)”
Figura e princ Borisit I (sh. IX-të – 907) lidhet me konsolidimin e popullit bullgar i cili në atë periudhë është përbërë nga sllavë dhe protobullgarë paganë. Gjatë sundimit të Borisit I Bullgaria është konventuar në fenë e krishterë nga Kisha e Kostandinopojës. Sundimtari bullgar e ka kthyer atë në fenë shtetërore. Me një ngjarje aq të rëndësishme gjatë Mesjetës lehtësisht mund të spekulohet ditët e sotme.
E njëjta gjë ndodhi me mbishkrimin e Ballshit. Qyteti, pa pasur bazë historike, supozohet të jetë vendbanimi i dikurshëm bullgar Gllavinicë. Ja se çfarë thotë eksperti i historisë mesjetare të Ballkanit, Prof. Hristo Matanov nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment i Ohrid”.
A mund të mendohet se Gllavinica mesjetare është Ballshi i sotëm?
Mbishkrimi i Ballshit nuk ka kufizuar zonën kufitare të shtetit. Shembuj për mbishkrime kufitare ka pasur gjatë sundimit të Simeonit të Madh (893-927), pra i biri i Borisit I. Këto mbishkrime kanë qenë të dyfishta, d.m.th. njëra anë i është drejtuar Bizantit, tjetra – Bullgarisë, sqaron Prof. Matanov. Mbishkrimi i Ballshit nuk duket ashtu.
Mbishkrime të tjera me tekst identik nuk janë gjetur, thotë historiani. “Kjo nuk është për t’u çuditur. Një pjesë e madhe e epigrafisë së asaj kohe është humbur ose është përdorur për ndërtime të tjera”. I tillë është rasti me mbishkrimin e Ballshit. Ai është gjetur mbi një shtyllë. Në pjesën e saj të poshtme duket epitafi në gjuhën latine i kryqëzatësit Robert de Montfort, i cili ka humbur jetën në Shqipëri në fillim të shekullit të XII-të. Mbi këtë epitaf duket mbishkrimi i Ballshit dhe pas tij është vendosur një kryq.
Çfarë është vlera e mbishkrimit të Ballshit për historiografinë?
“Mbishkrimi i Ballshit është i vetmi burim bullgar, në fakt, i vetmi monument epigrafik prej guri në të cilin përmendet krishterimi i bullgarëve. Ka dhe një shënim bullgar të vitit 907 nga shkrimtari i njohur Todor Duksov, i cili ka qenë i afërm i princit Boris. Ky autor ka shkruar se krishterimi ka ndodhur në muajin e pestë të Vitit të Qenit që do të thotë maj 866 sipas kalendarit diellor të bullgarëve. Shkencëtarët bullgarë diskutojnë pse daton viti 866, pasi burimet e shkruara bizantine dëshmojnë për një datë më të hershme.”
Në librat historike në Bullgari lexohet se bullgarët konvertohen në fenë e krishterë më 864/865. Në fakt, bëhet fjalë për kthimin e familjes mbretërore në fenë e krishterë. Sepse një popull i tërë, sqaron Prof. Matanov, nuk mund të konvertohet brenda një vit, nevojiten dy apo tre vjet. Historiani bullgar e shpjegon vitin 866 në mbishkrimin e Ballshit kështu: së pari, si përfundimi i suksesshëm i aktit të krishterimit të popullit bullgar dhe së dyti, si shtypja e kryengritjes anti-krishterë të bujarëve bullgarë kundër vendimit të princit Boris.
Në lidhje me temën ju ofrojmë të ndiqni një pjesë të intervistës me analistin politik Koço Danaj. I pyetur “Çfarë janë raportet Bullgari-Shqipëri”, zoti Danaj u përgjigj kështu:
Po të doni të dëgjoni të gjithë intervistën me zotin Danaj, klikoni këtu.
Autor: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga Emil Ivanov
Bariu i shpirtit, prifti i të gjithëve me zemër të hapur, profet modern – këto janë disa nga përkufizimet me të cilat Papa Françesku mbetet në shpirtrat e njerëzve pavarësisht nga përkatësia, feja apo besimi. Në vitin 2019 ai vizitoi Bullgarinë,..
Më 20 prill, të gjithë të krishterët kremtojnë Ringjalljen e Krishtit. Në sfondin e botës sonë të përçarë dhe të dhunshme, katolikët, së bashku me ortodoksët, armenët dhe protestantët, do të dërgojnë një mesazh shprese, duke ndarë gëzimin e përbashkët..
Këtë vit, ortodoksët dhe katolikët kremtojnë së bashku Ringjalljen e Krishtit. Në të njëjtën datë, e gjithë bota e krishterë do ta kthejë vështrimin nga varri i zbrazët dhe do të përpiqet, me të gjitha mundësitë e saj, të bashkëpërjetojë habinë e grave..