Në Tarakli ka nevojë për kolegj bullgar, tha Fedor Sabij, kryetar i Shoqatës së bullgarëve në Moldavi, i cili merr pjesë në mbledhje e përgjithshme të Asociacionit të bullgarëve nëpër botë, që zhvillohet në Varna. Ai saktësoi, se një institucion i tillë mësimor do të realizojë lidhjen midis gjimnazeve, në të cilat mësojnë fëmijët e komunitetit, dhe Universitetit të Taraklisë. Shoqata bullgare ka përgatitur projektligj, i cili parashikon që Taraklia të fitojë status të rajonit kombëtar rajonal, shtoi Sabij. Sipas fjalëve të tij, kjo nuk do të thotë, qe kërkohet rajoni të bëhet krahinë autonome. Nëse Taraklia merr status të tillë, do të kemi garanci, se komuniteti bullgar nuk do të ketë probleme gjatë reformës territoriale-administrative në Moldavi e cila do të zhvillohet në vitin 2015 dhe do të ruajmë të drejtën tonë të mësojmë gjuhën amtare dhe të ruajmë traditat tona, vuri në dukej Sabij.
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..