Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihaill Kutihin: “Bullgaria ka nevojë për një politikë të përgjegjshme kombëtare të gazit”

Foto: arkiv

“Pavarësisht nga marrëveshja e arritur më 30 nëntor midis Rusisë dhe Ukrainës, furnizimet e gazit përmes territorit të Ukrainës mund të ndërpriten, sepse gjatë dimrit “Gazprom” nuk mund të sigurojë sasitë e domosdoshme për konsumatorët evropianë. Në një situatë të tillë kompania ruse e gazit zakonisht përdor sasitë në depot nëntokësore të gazit në territorin e Ukrainës. Nuk ishte shfrytëzuar mundësia, kur depoja e gazit e Ukrainës mund të mbushej, që të kënaqë nevojat e të gjitha shteteve gjatë këtij dimri.” Këtë e deklaroi posaçërisht për Radio Bullgarinë analizatori dhe këshilltari rus në fushën e industrisë së naftës dhe gazit Mihaill Kutihin, gjatë vizitës së tij në Sofje. Në kryeqytetin bullgar ai mori pjesë në një debat, kushtuar situatës në sektorin e naftës dhe gazit të Rusisë dhe efekteve për Evropën dhe Bullgarinë.

Sipas Krutihinit, nga marsi i këtij viti Ukraina nuk ka marrë furnizime nga Rusia, me të cilat të mbushen depot, kurse gazi, që ekziston, do të përdoret për nevojat e vendit. Prandaj mund të pritet ndërprerje e furnizimeve, sidomos në qoftë se dimri është i ftohtë dhe institucionet bullgare duhet të jenë të gatshme për një befasim të tillë.

Ka disa mënyra, nëpërmjet të cilave të lehtësohet situata lidhur me furnizimet e gazit në Bullgari. Në vend të parë – të përdoren burime të ndryshme. Në plan afatgjatë duhet të ndërtohet një lidhje interkonektore me Turqinë, sepse Bullgaria ka marrëveshje me Azerbajxhanin për furnizime gazi prej 0.5 mlrd kubikë në vit, të cilat të mund të transportohen në gazsjellës, pasi mbaron ndërtimi i gazsjellësit turk.

Në nivelin e BE-së duhet të arrihet një marrëveshje e re për një koordinim më të mirë dhe në situata kritike të transferohen sasi nga një vend drejt një vendi tjetër. Tani për tani është vështirë, sepse koordinimi evropian është i një niveli shumë të ulët.

“Në vend të tretë, në plan afatshkurtër mund të blihen sasi suplementare gazi nga “Gazpromi”. Kompani të veçanta mund të lidhin kontrata jashtë marrëveshjeve ndërkombëtare, ose marrëveshjeve të tjera të tilla të nënshkruara me partnerin vendas. Për kontrata të tilla “Gazprom” ofron çmime më të ulëta të shitjes. Ka një praktikë të tillë, e cila funksionon në mjaftë shtete”, komentoi gjithashtu Krutihin.

A ka nevojë për projektin “Rryma Jugore” dhe më konkretisht – a ka nevojë për këtë projekt në Bullgari, në rast se nuk ka qartësi se çfarë do të jenë çmimet e gazit në kuadrin e këtij projekti dhe me sa janë të garantuara furnizimet?

Sipas Mihaill Krutihinit, aktualisht nuk është e qartë leverdia ekonomike e “Rrymës Jugore”. Dobitë e vetme për vendet, përmes të cilave do të kalojë projekti, janë lidhur me infrastrukturën. “Në fillim projekti ishte politik dhe jo tregtar. Detyra e tij kryesore, bashkë me projektin “Rryma Veriore”, është që t’i shmanget Ukrainës dhe ajo të mos marrë të ardhura nga transiti i gazit, me argumentin se kalimi përmes territorit të saj nuk është i sigurt. Mirëpo, siç shihet, Ukraina i respekton shumë rreptë këto marrëveshje të transitit, kështu qe ky argument ka më tepër karakter dekorativ. Prapa tij fshihet diçka tjetër – Ukraina të ndëshkohet për shkak të dëshirës së saj për ta ndjekur rrugën evropiane të zhvillimit”.

Vlera e përgjithshme e “Rrymës Jugore” tejkalon 70 mlrd dollarë. Vetëm pjesa ruse, e cila aktualisht është duke u ndërtuar, vlerësohet nga 37 deri më 47 mlrd dollarë. Pjesa evropiane dhe ajo detare është mjaftë më e lirë. Pra, buxheti rus pa dyshim peshon në qëllimet e vëna politike.

“Në qoftë se “Gazprom” e ndërton gazsjellësin “Rryma Jugore” për llogari të  territorit të shteteve evropiane, mund të fitojë, sepse do të disponojë një infrastrukturë të përshtatshme dhe, siç është shkruar në Rregullat e Pakos së Tretë Energjetike të BE-së, kjo strukturë do të shërbejë për transferimin e gazit dhe të furnizuesve të tjerë – që nga regjioni i Kaspikut, nga Irani dhe Kirgistani përmes Turqisë në Bullgari mund të hyjnë sasi edhe nga shtete të tjera. Në këtë mënyrë nëpërmjet këtyre tubacioneve mund të transportohen sasi të ndryshme, në varësi të kërkimit dhe ofrimit”, është i mendimit Mihaill Krutihin.

Mirëpo, në këtë etapë, as “Gazprom” është dakord për t’u siguruar akses furnizuesve të tjerë te tubacionet, as BE-ja do të anulojë për shkak të “Gazpromit” Pakon e Tretë Energjetike, e cila parashikon më shumë mundësi zgjedhjeje për konsumatorët, investime dhe sigurim të furnizimeve. Prapa kërkesave të Pakos së Tretë Energjetike të Komisionit Evropian nuk ka qëllime politike. Rregullat në kuadrin e kësaj pakoje janë caktuar që prej shumë kohe dhe kanë qëllim ruajtjen e konkurrencës në furnizimet e gazit dhe kufizimin e praktikave të monopolit. Logjika e Pakos së Tretë Energjetike është që monopolistët të mos kenë mundësinë për t’i rritur çmimet dhe të mos mund të diktojnë njëanshëm kushtet në treg. Në këtë kuptim loja politike është vetëm nga ana e Rusisë dhe jo nga ana e BE-së. Mirëpo, eksperti është i mendimit se gazi natyror gjithnjë e më vështirë do të mund të përdoret si armë politike.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD