Megjithëse gjymi është pjesë e ritmit biologjik të njeriut, ëndrra konsiderohet si një gjendje e pazakonshme dhe kufitare, e cila shkakton një sërë pyetesh. Pothuaj në të gjitha mitologjitë dhe historitë e shenjta në botë ka tregime për ëndrra të jashtëzakonshme. Ëndërrojnë shamanët, figurat e shenjta, ato mbretërore, profetët, si dhe njerëzit e zakonshëm, të cilët marrin sinjale për sekretet e botës së përtejme.
Përfytyrimet tradicionale dhe folklori i bullgarëve gjithashtu i kushtojnë një vëmendje të posaçme ëndrrës dhe ëndërrimit – si në aspektet e tyre të përditshme, ashtu dhe sa u përket përpjesëtimeve të tyre mistike. Për fshatarin punëtor ëndrra është gjëja më e ëmbël – ky është një pushim i merituar pas ditës së gjatë të punës. Është përhapur mendimi se ëndrra është jashtëzakonisht e rëndësishme për foshnjat dhe fëmijët, prandaj ekziston një zakon, sipas të cilit mysafirët në shtëpitë, ku ka fëmijë duhet të lënë një fije prej rrobës së tyre, ose një monedhë, që të blejë në këtë mënyrë fëmija një ëndërr të ëmbël. Pagjumësia e të moshuarve, ose qarja e fëmijës gjatë natës lidhet me “sytë e këqij”, ose me një qenie të tmerrshme, që quhet Nëna e Pyllit. Në tregimet e ndryshme ajo përshkruhet si një grua e moshuar me dhëmbë të mëdhenj, me kokë demi dhe me sy bualli. Ajo jeton në pyje dhe vjen te njerëzit nëpërmjet magjive të ndryshme. Njeriu nuk mund të flejë, sepse ajo e dëbon gjymin. Në qoftë se nuk e dëbojnë këtë demon, njeriu çmendet dhe vdes. Që të dëbohet shpirti i keq, aplikohen praktika të ndryshme magjike, ku përdoret një bimë e posaçme mjekësore, e quajtur Nëna e Pyllit.
Një prej përfytyrimeve më të përhapura për ëndrrën është vdekja e vogël. Prandaj nuk janë të rastit disa shprehi bullgare si për shembull “Fle si i vdekur”, ose emri tjetër i vdekjes “ëndrra e përjetshme”. Kjo na jep arsye për ta konsideruar gjymin si një gjendje kufitare dhe madje e rrezikshme, në të cilën njeriu është shumë i prekshëm. Sipas përfytyrimeve popullore, duke fjetur njeriu, shpirti i tij, ose hija e tij shkëputet nga trupi dhe udhëton në botën e panjohur, kurse kujtimet e tij nga këto udhëtime kozmike janë pikërisht ëndrrat. Njeriu që fle nuk duhet të trembet ose të transferohet, sepse shpirti nuk mund të kthehet prapa në trup dhe njeriu sëmuret dhe vdes. Ekzistojnë një sërë ndalimesh për t’u fjetur në vendet, ku jetojnë qenie mbinatyrore – sidomos zanat. Në këngët popullore rrëfehet për çupa, të cilat flenë në vende të tilla dhe zanat i rrëmbejnë për gjithmonë në mbretërinë e tyre.
Është përhapur dhe besimi se nëpërmjet ëndrrave mund të parashikohen ngjarje të ardhshme, në qoftë se ato interpretohen në mënyrën e drejt. Këtë nuk mund ta bëjë çdonjëri, por vetëm “specialistë” të zgjedhur – klerikë, ose fatthënës, të cilët mund të lexojnë gjuhën e ëndrrave. Një këngë popullore na tregon se si Mbretëresha Milica ka pasur një ëndërr të frikshme, në të cilën qielli çahet në dy pjesë, yjet bien në tokë, kurse ylli i mbrëmjes përgjaket. E shqetësuar, ajo ia tregon ëndrrën të shoqit, i cili e dërgon “në kisha dhe manastire”, ku ka igumenë të moshuar – “Ata mund ta interpretojnë ëndrrën”. Murgjit e urët zbulojnë para mbretëreshës kuptimin e ëndrrës. Pak pas kësaj ëndrra bëhet realitet – Mbretëria Bullgare bie nën sundimin osman.
Vajzat e pamartuara përpiqen të parashikojnë se kush do të jetë bashkëshorti i tyre, duke vënë nën jastëk një copë prej bukës rituale për Natën e Buzmit. Besohet se këtë natë ato do të shohin në ëndërr burrin e tyre. Është përhapur praktika e kalimit të natës në një vend të shenjtë. Besohet së kështu i sëmuri do të shërohet dhe mund të plotësohen dëshirat. Kjo praktikë ka ekzistuar që në tempujt e lashtë të Asklepit dhe është ruajtur edhe sot e kësaj dite në shumë vende të Bullgarisë. Gjatë disa festave të veçanta bullgare të sëmurët e kalojnë natën bashkë me ndonjë prej të afërmve të tyre, që të shërohen nga sëmundja e zanave, ose nga shterpësia.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..