Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Majat Shipka dhe Buzlluxha të cilat pa tjetër duhet të vizitohen

БНР Новини
Maja Shipka
Foto: Veneta Nikollova

Ka një vend në malin Stara planina, i cili është i shenjtë për çdo bullgari. Kjo është maja Shipka, e kurorëzuar nga Monumenti i lirisë. Ai është njëri prej relikteve më të njohura luftarake që është ngritur për nder të ushtarëve rusë dhe vullnetarëve bullgarë që dhanë jetën e tyre në Luftën Ruso-Turke në vitet 1877-78, luftë e cila i solli Bullgarisë çlirimin nga zgjedha pesëshekullore osmane. Këtu mes shpateve të egra të Ballkanit përpara më se 130 vjetësh janë zhvilluar betejat vendimtare për ecurinë e luftës me çmimin e shumë viktimave njerëzore.

Më shumë se 11 mijë ushtarë rusë dhe vullnetarë bullgarë ranë gjatë luftimeve për mbrojtjen e grykës së Shipkës. Menjëherë pas luftës pranë ushtrisë ruse është krijuar një komitet i posaçëm, i cili kishte për detyrë të ruajë për brezat e ardhshëm kujtimin për heroizmin e saj. Kështu për një kohë të shkurtër me ndihmën e shoqërisë bullgare në rajonin e grykës janë ngritur gjithsej 26 monumente, skulptura dhe rikrijime të pozicioneve luftarake ruse, të baterive dhe strehimeve të ushtarëve. Në ditët tona këto monumente janë përfshirë në të ashtuquajturin Park kombëtar-muze “Shipka-Buzlluxha”. Vet Monumenti i lirisë është ngritur në vitin 1934 me dhurime të popullit bullgar. Duke u ngritur nga gjiri shkëmbor i malit ai mishëron synimin e përjetshëm të njeriut për liri dhe mëvetësi.

Është ndërtuar prej guri sipas modelit të kalave mesjetare dhe është i lartë 31,5 metra. Në anën e tij veriore ka një skulpturë madhështore e luanit prej bronzit me mbishkrimin “Luftëtarëve për liri”. Kati përdhe i memorialit është bërë si varreze, ku në një sarkofag prej mermeri janë vendosur eshtrat e 317 ushtarakëve rusë që dhanë jetën e tyre në betejën për majën Shipka. Në sheshet e tjera janë vendosur sende personale të pjesëmarrësve të luftimeve, tablo, armë, uniforma ruse, urdhra dhe medalje. Kur ngjiteni në katin e shtatë të monumentit para syve tuaja hapet një panorame e mahnitshme drejt Luginës së Trëndafilave dhe majave të tjera të malit.

Më shumë për këtë vend të shenjtë për çdo bullgari mësojmë nga Maja Millanova – nëpunëse shumëvjeçare në Parkun kombëtar-muze “Shipka-Buzlluxha”:

“Shipka” është një muze në të hapur, në vet sheshin e luftës. Është lidhur me një prej momenteve më epike të historisë bullgare. I ngritur në vet teatrin e veprimeve luftarake monumenti përfshin tërë rajonin e këtyre vendeve historike që janë lidhur me mbrojtjen e qafës së Shipkës në kohën e Luftës Ruso-Turke. Këtu organizojmë rikrijime të ngjarjeve, lidhur me kulmin e epopesë së Shipkës në kohën e festimeve gjatë gushtit, të cilat sipas traditës zhvillohen ditën e shtunë në periudhën 21 dhe 26 gushtit. Këto rikrijime janë shumë interesante dhe tërheqin gjithnjë e më shumë spektatorë. Çdo vit vendi vizitohet nga afro 100 mijë veta. Përveç bullgarëve këtu vijnë dhe shumë rusë, që është e kuptueshme. Vijnë gjithashtu dhe qindra turistë nga Franca, Spanja, Gjermania, Greqia dhe Izraeli.”

Në rrëzët e majës në sfondin e gjelbërimit shkëlqejnë kubet e lyera me flori të kishës-muze “Lindja e Krishtit”. Është ndërtuar në vitin 1902 për nder të të rënve në Luftën Ruso-Turke me dhurime nga populli rus. Në muret e saj me germa të arta janë shkruar emrat e të gjithë vullnetarëve bullgarë të rënë për lirinë e Bullgarisë. Kripta e kishës është kthyer në varrezë ku janë vendosur eshtrat e ushtarëve rusë të vrarë  gjatë  betejave.

Maja BuzlluxhaParku kombëtar-muze përfshin dhe majën Buzlluxha që gjendet përtej. Secili që për herë të parë drejton shikim ndaj saj mbetet i befasuar, sepse mbi këtë majë shkëmbore të malit, në sfondin e reve të bardha shihet një... disk fluturues. Këtu menjëherë duhet të bëjmë sqarimin, se monumenti ynë më i madh ideologjik nga epoka e socializmit është inauguruar në vitet 80 të shekullit të XX në po këtë vend ku në vitin 1891 është themeluar Partia Punëtore Socialdemokrate. Pasardhës i saj është Partia Komuniste Bullgare, e cila në vazhdim të 45 vjetësh qeveriste vendin tonë, sot ajo është transformuar në Partinë  Socialiste Bullgare. Në ditët tona kjo vepër e socializmit është lënë pas dore. Monumenti është mbuluar me grafite dhe mesazhe antikomuniste dhe ngre shtat si simbol i një epoke të kaluar në historinë tonë më të re, e cila ende nuk është e rimenduar nga shoqëria bullgare. Por disku fluturues i vendosur mbi majën e monumentit është si një fare magneti për fotografët dhe dashamirësit e të ashtuquajturit “turizëm dark” i përhapur jashtë shtetit. Këta njerëz kalojnë të gjitha pengesat për të fotografuar pamjet surrealiste të brendësisë së “anijes kozmike”, të mbuluar me vizatime tashme të zbehura të simboleve komuniste dhe të personave të shquar që tashme janë mohuar nga historia.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Veneta Niklollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Magurata” është një nga shpellat më të bukura dhe më enigmatike në Evropë

Në kulmin e sezonit turistik, Shpella “Magurata” mirëpret mesatarisht 1000 deri në 1500 njerëz në ditë. Fenomeni natyror dhe arkeologjik, i vendosur jo shumë larg nga qyteti i Bullgarisë Veriperëndimore – Bellogradçik , ka përmasa kolosale dhe i..

botuar më 23-09-10 1.10.MD

Bukuria asketike e kishës “Shën Gjergji Fitimprurësi”

Në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore në lagjen Kollusha ngrihet kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi”. Ajo u shpall monument arkitekturor dhe kulturor me rëndësi kombëtare. Ky është tempulli më i vjetër nga mesjeta në rajon. Krijuar..

botuar më 20-05-06 6.30.PD

Vendi ku Shën Athanasi ka komunikuar me Zotin

Nuk është e nevojshme të udhëtojmë me mijëra kilometra, që të mund të arrijmë deri në vende në të vërtetë të shenjta për të krishterët dhe të pimë nga "burimi" çudibërës i besimit ortodoks. Tokat bullgare janë të përmbushura me qindra kisha dhe..

botuar më 20-01-18 9.00.PD