Katër muaj pas skandaleve rreth Bankës Korporative Tregtare (bullg. KTB), e cila supozohej të ishte margaritar në kurorën financiare të vendit, u mor licenca e saj. Këtë e bëri Banka Popullore Bullgare. Pas raportit të auditimit të ushtruar në KTB ka zhdukur çdo dëshirë e Bankës Popullore, investitorëve eventualë dhe Parlamentit që të rehabilitojnë bankën. Këtu e tutje fillojnë padi të gjata për shpalljen e falimentimit, përpjekje për shitjen e bankës dhe aktiveve të saj dhe përpjekje për kompensimin e depozitave të sigurta deri në 100 mijë euro. Në vend të parë do të zëvendësohet guvernatori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov, i cili ishte akuzuar për veprimet kaotike të Bankës Qendrore në këtë situatë krize. Do të paguhet shuma e madhe për shkatërrimin e bankës dhe veprimtarinë kriminale të pronarit të bankës. Këtë shumë do ta paguajë shteti, duke emetuar borxh të ri publik, pra taksapaguesit.
Para disa muaj institucionet e përgjegjshme në krye me Bankën Popullore Bullgare e cila gëzonte respekt të madh, ishin të bindur se proceset në sferën bankare mbikëqyren rregullisht dhe se kontrollohen rreth 30 banka në vend. Publiku nuk shqetësohej me biznesin bankar. Ja pse qytetarët bullgarë bënin depozitë pas depozite, por gjithsesi jo të konsiderueshme. Depozitat në bankat e ndryshme arritën vlerën prej 20 miliardë eurove. Një pjesë e këtyre parave shkoi në arkat e KTB, e cila propozonte interesat më të favorshëm. Banka e falimentuar zinte vendin e katërt në klasifikimin e institucioneve bankare në Bullgari për shkak të prezencës së saj të madhe në sektorin publik. Doli se dhjetëra administrata qeveritare, shtetërore, bashkiake e publike, firma dhe organizata të ndryshme kanë qenë klientë të bankës dhe në llogaritë e tyre ka para të konsiderueshme.
Duke u zgjeruar pushteti financiar i KTB, rritej “perandoria” e kontrolluar prej pronarit të saj mazhortar Cvetan Vasilev. Doli në dritë se nën kontrollin e bankerit të “madhërishëm”janë prodhuesi më i madh i cigareve në Bullgari, njëri nga tri telekomet më të mëdha, zinxhiri më i madh kombëtar i dyqaneve të teknologjisë, shumë të përditshme, televizione, edhe një bankë tjetër e kështu me radhë. E gjithë kjo i solli Vasil Cvetanovit dhe grupit të tij shumë miq, por dhe mjaft armiq. Në etapat e ndryshme të lulëzimit të “perandorisë” së Cvetan Vasilevit dëgjohej thashetheme, kishte akuzime dhe përmendeshin lidhje të dyshimta. Por pronari i bankës sikur nuk u tremb, duke menduar se është aq i madh se nuk ka njeri i cili ta rrëzojë atë. Por kjo deri sa u prishën marrëdhëniet me partnerin e tij në politikë Dejan Peevski. Nuk dihet me siguri, por pas asaj dite “perandoria” e Cvetan Vasilevit filloi të shembej.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..
Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..
Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..