Më 9 nëntor para 25 vjetësh berlinasit rrëzuan murin e urryer, simbol të Gjermanisë së ndarë dhe të Evropës së ndarë, kufi mes dy botëve. E rrëzuan në të vërtetë – me çekanë, me kazma, tullë pas tulle. Pikërisht në këtë ditë sulmi ishte befasues, por kjo nuk mund të thuhet për rrëzimin e republikës së punëtorëve dhe fshatarëve. Në vazhdim të disa muajve para kësaj ngjarjeje mijëra gjermanë nga Gjermania Lindore protestuan në qytetet e mëdha – Berlin, Laipcig, Drezden, Rostok. Ditë pas dite numri i tyre rriste, dëshirat e tyre bëheshin gjithnjë e më të guximshme: për udhëtim të lirë në Perëndim, për zgjedhje të lira, për ndryshimin e sistemit. Dhe sistemi në të vërtet u ndryshua – një vit pas rënies së Murit të Berlinit, me bashkimin Gjermanisë.
Tek ne lajmi për rrëzimin e Murit të Berlinit erdhi në mënyrë të papritur. Akoma më e papritur ishte kjo që u zhvillua më 10 nëntor. Vetëm një ditë pas Murit të Berlinit, “rrëzoi” edhe lideri i atëhershëm në Bullgari Todor Zhivkov.
Me një grusht të brendshëm shteti brenda Partisë së tij komuniste u rrëzua diktatori komunist, i cili ishte në krye të shtetit më gjatë – 35 vjet. Ishim aq të befasuar se nuk shprehëm befasinë tonë, nuk kishte shfaqje spontane të gazimit. Në atë natë emisioni i lajmeve i Televizionit Kombëtar Bullgar u bë emisioni më i shikuar në Bullgari i të gjitha kohërave. Njerëzit mbetën në shtëpitë e tyre, mbas mureve të sigurta dhe nuk mundeshin t’u besonin syve të tyre – pas 35 vjetësh në pushtet, Zhivkovi zbriti nga posti i lartë. Pak ishin ata, të cilët kanë pritur një zhvillim të tillë të ngjarjeve. Pavarësisht nga situata në Rusi dhe në Gjermani, në Bullgari nuk kishte protesta me përmasa të mëdha.
Kështu data e plenumit të radhës të Partisë Komuniste u bë simboli i ndryshimeve demokratike tek ne.
Zgjedhjet e para demokratike në Bullgari ishin ftuar nga partia e vjetër komuniste, e cila vetëm kishte ndryshuar emrin e vet. Pavarësisht nga kjo, ne të gjithët mendonim se pikërisht data 10 nëntor ishte data e “shpërthimit” të demokracisë sonë. Ndoshta kjo është një shakë e çuditshme e gjuhës – sipas fjalorit shpjegues folja “shpërthej” në këtë kuptim të figurshëm përdoret gjithmonë me dukuri negative, si epidemi, luftë, zjarr etj. Bullgaria në të vërtetë u bë demokratike gjatë dimrit të zymtë të viteve 1996/97. Atëherë populli ndryshoi sistemin duke dalë në rrugët për të shqiptuar nevojat dhe dëshirat e tyre për liri qytetare. Ndoshta për këtë arsye sot në Bullgari kujtojmë rënien e Murit të Berlinit para 25 vjetësh, por në këtë datë nuk shënojmë përvjetorin e fillimit të ndryshimeve demokratike tek ne.
Përgatiti në shqip: Jordanka Iavnova
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së..