Një pjesë e madhe e biznesit në Bullgari përbëhet prej qindra mijëra firmash të vogla dhe familjare. Ato dominojnë kryesisht në sferën e tregtisë me pakicë. Në të gjitha qytetet dhe fshatrat bullgare ka një numër të konsiderueshëm dyqanesh të vogla. Blerësit i preferojnë, sepse ato janë kudo, zakonisht punojnë pa ditë pushimi, punojnë deri në mbrëmje dhe atje njeriu mund të mësojë thashethemet e lagjes. Asnjë bullgar i zakonshëm nuk do të shkojë te hipermarketi i largët, në qoftë se i ka mbaruar në shtëpi buka, qumështi, ose djathi. Megjithatë invazioni botëror në tregjet nga ana e vargjeve të mëdha të mallrave ushqimore dhe të atyre industriale u bë fakt edhe në Bullgari, sepse ato, nga ana tjetër, kanë përparësi të tjera – zakonisht çmimet janë më të ulëta, të gjitha mallrat janë përqendruar në një vend dhe mund të blesh vetëm me një vizitë gjithçka të domosdoshme për tërë javën.
A janë kërcënuar dyqanet e vogla nga hipermarket e mëdha?
“Për mendimin tim – jo, sepse dyqani im është me lokacion të mirë dhe me klientë të rregullt, gjë që më ndihmon shumë – është i mendimit Petër Ivanov, pronar e një dyqani të vogël në Sofje. – Gjithmonë ofroj produkte të freskëta dhe nuk kam probleme me hipermarketet.”
Sipas një studimi, të zhvilluar para pak kohe në tregun me pakicë në Bullgari, dyqanet e vogla punojnë me humbje gjithnjë e më të mëdha për shkak të hipermarketeve. E ashtuquajtura “tregti moderne” në vend përfaqësohet nga disa vargje të mëdha, kryesisht të huaja, që janë të pranishme në mbarë botën, ose të paktën në Evropë. I konkurrojnë me sukses të ndryshueshëm disa firma më të vogla bullgare. Edhe dy grupet, e super dhe e hipermarketeve, megjithë tendencën e pushtimit të gjithnjë e më shumë tregjeve, kohët e fundit ndeshen me disa vështirësi, para se gjithash nga pikëpamja e rezultateve financiare. Xhirot e tyre po rriten, klientët – gjithashtu, por fitimet nuk rriten, përkundrazi – ulen. Kjo i detyrohet kryesisht faktit se Bullgaria është vendi më i varfër në BE dhe qytetarët e saj nuk kanë fuqi të madhe blerëse, megjithë faktin se përdorin 45 për qind të buxhetit familjar për blerjen e mallrave ushqimore. Jo rrallë llogaria e një klienti në hipermarket është vetëm 5-6 euro dhe kjo i shpjegon fitimet jo të mëdha të tregtarëve. Akoma më tepër se sipas studimit të lartpërmendur 10 për qind e tregut të mallrave më të përdorura në vend u detyrohet promocioneve dhe fushatave të ndryshme të reklamës, të cilat ofrojnë çmime më të ulëta. Për shkak të këtyre kushteve të pafavorshme disa prej vargjeve të mëdha evropianoperëndimore u larguan nga vendi. Para pak kohe njëri prej tyre ua rishiti vargun e supermarketeve të tij investitorëve vendas.
Mirëpo, në fund të fundit, del se tregtarët e vegjël pësojnë gjithnjë e më shumë dëme për shkak të presionit të vargjeve të mëdha. Nga ana tjetër vargjet tregtare gjithashtu nuk arrijnë fitimin e pritur. Megjithatë ka të ngjarë që të arrihet në një bashkëjetesë miqësore, siç është në vendet e zhvilluara, në njëfarë bilanci të fuqive. Atëherë dyqanet më atraktive dhe më origjinale të lagjes do të mbeten, kurse vargjet e mëdha tregtare do të vizitohen me qëllim mbushjen e shportës me mallrat e domosdoshme për tërë javën në vijim.
“Unë personalisht bëj pazar në depo – thotë Petër Ivanov, pronar i një dyqani të vogël për mallra ushqimore në qendër të kryeqytetit. – Po të duhet të blej disa produkte më ekzotike, atëherë vizitoj hipermarketet e mëdha, sidomos gjatë festave.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën..