Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forumi i parë filologjik në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohërit”

Foto: slav.uni-sofia.bg/

Më 13 nëntor në aulën e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohërit” ishte hapur Forumi i pare filologjik ndërkombëtar për studentë dhe doktorantë. Ngjarja me përmasa të mëdha u organizua nga Universiteti i Sofjes, Fakulteti i Filologjisë Sllave, Këshilli i Studentëve dhe Qendra për Analiza të Fjalimit të Politikanëve dhe të Atij të Gazetarëve. Diskutimet ishin ndarë në 17 seksione të specializuara në lëndët e letërsisë, linguistikës, letërsisë së vjetër bullgare, folkloristikës, antropologjisë kulturore dhe metodikës së arsimit. Në forum morën pjesë 250 shkencëtarë të rinj nga 18 shtete.

Mysafirë të forumit përveç studentëve dhe doktorantëve ishin edhe shkencëtarë të dalluar bullgarë, të cilët shkëmbyen përvojën e tyre me kolegët e rinj. U organizuan tryeza të rrumbullakëta me tema të ndryshme – filologjia bullgare jashtë shtetit, arsimi dhe mediat e reja, shkëmbimi i studentëve dhe doktorantëve, gjuha e politikanëve dhe ajo e gazetarëve.

Qëllimi i forumit ishte takimi i filologëve të rinj në një vend, ku mund të shkëmbejnë përvojë, të prezantojnë kumtesat e tyre dhe të marrin pjesë në diskutime të ndryshme. Motoja e tij ishte “Universiteti i Sofjes – shtëpia e fjalës”.

Shumë interesante ishin punimet e studentëve dhe doktorantëve në seksionin “Kontakte gjuhësore”. Për shkak të pjesëmarrjes së fortë të përfaqësuesve shqiptarë, në këtë seksion ishin të pranishëm profesorët e gjuhës shqipe në Universitetin e Sofjes Doc. Dr. Rusana Bejleri dhe Dr. Anton Pançev.

Foto: Jordanka Ivanova

Studentët dhe doktorantët shqiptarë ishin nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Ja se çfarë thanë para mikrofonit të Radio Bullgarisë Lirie Kaçorri dhe Fitor Ollomani (Shqipëria) dhe Abdurrahim Maxhuni (Kosova).


Në kuadrin e forumit u zhvillua dhe konferenca XV, kushtuar letërsisë mesjetare bullgare “Leximet e Klimentit”. Tradicionalisht në të morën pjesë shkencëtarë të dalluar bullgarë dhe të huaj në fushën e letërsisë mesjetare. Forumi i parë filologjik përfundoi të dielën, më 16 nëntor. Shumë prej shkencëtarëve të rinj kishin mundësi të ndiqnin ngjarjet në kuadrin e Natës së Teatrove, e cila u zhvillua më 15 nëntor.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD
Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD