Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëntori – muaji i kushtuar krijimtarisë së shkrimtarit Pavel Vezhinov

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë tërë nëntorit Biblioteka e Kryeqytetit i jep nder gazetarit, shkrimtarit dhe skenaristit të dalluar Pavel Vezhinov. Me rast të përvjetorit të 100-të të lindjes së tij ishte hapur një ekspozitë. Tablotë e përfshira në të prezantojnë citate të veprave të tij, të ilustruara me fotografi.

“Dëshira jonë ishte që të prezantojmë Pavel Vezhionovin si një shkrimtar, i cili e ka ngritur shpirtin e kryeqytetasve – pohon Marçela Borisova nga Biblioteka e Kryeqytetit. – Ftuam dhe biblioteka të tjera për ta bërë këtë nismë një fushatë kombëtare. Përveç se ka një lidhje të thellë me Sofjen, ai është edhe shkrimtar kombëtar. Para fillimit të muajt të tij të gjitha librat e Pavel Vezhimovit në bibliotekë ishin marrë nga lexuesit. Një fakt kureshtar është se në vitin 1942, bashkë me Bogomil Rajnovin (i cili gjithashtu është një shkrimtar i madh) ka punuar në Bibliotekën e Kryeqytetit. Në një intervistë të vet Vezhinovi tregoi: “Më kujtohet se ëndrra ime ishte që të punoja në bibliotekë. Ky profesion më dukej si më i përshtatshmi për zhvillimin tim si shkrimtar.”

Pavel Vezhinovi është një nga shkrimtarët më të talentuar në fushën e fantastikës. E tërheqin fortë historitë kriminale. Krijimtaria e tij humoristike gjithashtu zë një vend të rëndësishëm, të mos harrojmë se disa vjet ai ka qenë kryeredaktori i gazetës satirike “Stërshel”. Pak janë njerëzit, të cilët dinë se filmat e njohura “Specialisti në gjithçka”, “Të tretë e rezervës” , “Gjurmët mbeten” janë incizuar me skenar të Pavel Vezhinovit. E bija e tij Pavlina Delçeva tregon:
“Babai im nuk quhej veten shkrimtar. Kur plotësonte dokumente në vendin për “profesion” ai shkruante “gazetar”. Ai mendonte se vetëm lexuesit janë ata, të cilët mund të thanë a një krijues është shkrimtar apo jo. Për mua është kënaqësi se aq shumë vjet pas lindjes së tij akoma ka njerëz, të cilët interesohen për krijimtarinë e tij. Librat, që do të ribotohen, filmat, të cilat do të prezantohen gjatë këtij muaji qëllojnë publikun e ri. Në të ardhmen e afër do të ribotohet dhe “Libri për Pavel Vezhinovin”. Në të janë mbledhur mendimet e tij për letërsinë, intervista dhe kujtime për të.”

Në muajin e kushtuar shkrimtarit të madh bullgar Muzeu Kombëtar i Letërsisë inauguroi ekspozitën “Përtej barrierës”. Si është organizuar ekspozita na tregon Anna Svitkova, kujdestare e përgjithshme e Muzeut Kombëtar të Letërsisë:

“Një përshtypje të madhe bën fakti se shumë vepra të Pavel Vezhinovit janë filmuara. Kështu lindi ideja ta bëj ekspozitën si një analogji mes letërsisë dhe kinemasë. Në të janë treguar 33 vepra letrare të autorit dhe 25 filma. Materialet prezantojnë të gjitha temat, për të cilat ai shkruan – luftën antifashiste, Luftën e Dytë Botërore, qytetin, në të cilin jeton, problemet morale dhe etike të familjes, problemet mes brezave. Pavel Vezhinovi ka shumë filma kriminale dhe komedi. Shumë prej serialeve më të dashura bullgare janë me skenar të Pavel Vezhinovit. Ekspozita u krijua me përkrahjen e Filmotekës Kombëtare dhe të gjitha materialet e lidhura me filmat janë ofruar nga ajo.”

Deri në datën 26 nëntor vizituesit e Bibliotekës së Sofjes mund të shikojnë ekspozitën e bërë nga shtëpitë e botimit “Entusiast” dhe “Siela” – “Kinemaja është një armë e ftohtë me dy tehe”. Në të janë përfshirë 20 pëlhura, kushtuara romanit “Netët me kuajt e bardhë” dhe romanit të shkurtër “Barriera”. Bëhet fjalë jo vetëm për romanet, por edhe për filmat dhe shfaqjet teatrale sipas të dy veprave. Ideja është që të provokohet interesi i të rinjve ndaj veprave të Pavel Vezhinovit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..

botuar më 24-06-03 9.30.PD

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD