Pothuaj 12 mln janë depozitat e bullgarëve, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. Kjo praktikisht do të thotë se çdo një shtetas bullgar ka mesatarisht nja dy depozita. Statistika nuk shënon nëse bëhet fjalë për depozita në një bankë, ose në dy banka të ndryshme, por tregon shprehimisht se numri i tyre po ulet dhe se para një viti ato kanë qenë me tre për qind më shumë. Gjithsej në këto depozita bankare bullgarët kanë mbi 20 mlrd euro, që është me afro 10 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Del se bullgarët përqendrojnë dhe grupojnë kursimet e veta, të cilat rriten vazhdimisht, por janë tepër modeste. Në të njëjtën kohë bullgarët nuk ndërmarrin riskun për t’i vënë të gjitha vezët në një shportë. Sigurisht që ka mjaftë arsye për këtë, sidomos pas falimentimit të bankës së katërt për nga madhësia në Bullgari para rreth dhjetë ditësh, kur mijëra depozitues humbën një pjesë prej kursimeve të tyre.
Sipas llogaritjeve del se çdo një bullgar ka mesatarisht rreth 3000 euro në çdo një depozitë, por kjo statistikë nuk është absolutisht reale, sepse në fakt situata është tjetër dhe ripohon edhe një herë faktin se bullgarët janë populli më i varfër në Bashkimin Evropian. Në fakt, afro 70 për qind e depozitave të shumta janë me përmasë jo më shumë se 500 euro, një shumë tepër modeste. Në polin tjetër janë pasanikët, por edhe këtu nuk ka sensacione të mëdha, sepse depozitat mbi 500 000 euro, ose mbi 1 000 000 leva bullgarë janë vetëm 685. Të dhënat zyrtare për shkaqe të kuptueshme heshtin për depozitat e fshehta të pasanikëve në bankat e huaja. Vetëm mediat nganjëherë njoftojnë shifra jozyrtare dhe në hapësirën publike përhapen thashetheme më të ndryshme, ku përmenden emrat e politikanëve të njohur, bosët e nëntokës, afaristët e mëdhenj.
Një depozitë prej një mln levash është diçka që bullgari i zakonshëm është vështirë të përfytyrojë, duke pasur parasysh faktin se paga mesatare në vend është rreth 400 euro, kurse pensioni mesatar është nën 200 euro. Në qoftë se këtu shtojmë edhe faktin se numri i punonjësve vazhdimisht ulet dhe vetëm gjatë tre muajve të fundit në tregun e punës janë regjistruar akoma afro 50 mijë veta, do të bëhet edhe më e qartë se aftësia e pagimit e bullgarëve është e një niveli shumë të ulët. Ambicia e ministrit të ri social Ivajllo Kallfin është që të aplikohet në Bullgari një pagë minimale prej rreth 2 euro në orë, por edhe kjo nuk do të ndryshojë në mënyrë radikale gjendjen materiale të bullgarëve. Dhe ndoshta depozitat e tyre bankare, pavarësisht nga numri i tyre, do të vazhdojnë të mbledhin para se gjithash “para të bardhë për një ditë të zezë”, siç thuhet në një proverb bullgar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë..