Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ëndrra e dy të rinjve është të rimëkëmbin qytetin e lindjes

БНР Новини
Emilijan Kadijski dhe Teodor Kostadinov

Vraça është një qytet pothuajse i harruar, që shtrihet në rajonin më të varfër të Evropës – krahinën Veriperëndimore të Bullgarisë. Mirëpo, ka të ngjarë, që së shpejti ky qytet të shndërrohet në një vend të preferuar për jetë dhe realizim të të rinjve. Të paktën e tillë është ëndrra e të dy specialistëve ambiciozë kompjuterikë – Emilijan Kadijski dhe Teodor Kostadinov. Ata e pranuan si mision të tyre të krijojnë një qendër IT në qytetin e lindjes, që të sjellin një ndryshim pozitiv aty.

Të dy ata kanë mbaruar Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” – Emo specialitetin “Informatikë”, ndërsa Teo tani studion “Inxhinieri Softuer”. Të dy ata tashmë kanë edhe një karrierë profesionale në kompani të afirmuara softuer. Krahas kësaj Emo është mësues në shkollën, nga ku nisi – Gjimnazin Profesional të Elektronikës “Xhon Atanasov” në Sofje. Kohët e fundit ata u bënë fitues në iniciativën sociale “Ndryshimi” të Fondacionit “Reach for Change”. Qëllimi i këtij fondacioni është të përmirësojë jetën e fëmijëve, duke zbuluar dhe duke u mbështetur sipërmarrës të motivuar të realizojnë idetë e tyre në praktikë. Ëndrra e të dy të rinjve të rimëkëmbin qytetin Vraca dhe t’u japin shans të rinjve për realizim, daton që para dy vitesh. Për fillimin dhe për atë të cilën e lidh, tregon Teo:

“Pata shansin të njihem me Emo, para dy vitesh, kur më erdhi ideja të mbaj leksione falas të programimit në një shkollë në qytetin Vraca. Për këtë qëllim bisedova me mësuesit dhe drejtorin. Ata më treguan se para pak kohe me një ide të tillë në shkollën e tyre erdhi një njeri tjetër. Më këshilluan të vendos lidhje me të. Ky ishte Emo. Kështu u njohëm dhe si rezultat bashkuam përpjekjet tona. Që atëherë e deri më sot organizojnë kurse falas IT në qytet për nxënës, për të moshuar, për të papunë, për të gjithë ata, që kanë dëshirë.”

СнимкаNuk pushon interesi ndaj këtyre kurseve gjatë këtyre dy viteve. Dy djemtë udhëheqin pesë kurse, një – për njerëz në moshë, ndërsa të tjerët – për nxënës nga klasa e 5 deri në të të 11. Dhjetëra janë ata, që mbaruan kurset. Më të mirët u ftuan të bëhen lektorë. Aktualisht leksionet mbahen në kabinetet e disa prej shkollave të qytetit Vraca. Me çmimin në të holla nga fondacioni, Emo dhe Teo kanë ndërmend të krijojnë një qendër speciale IT. Për motivet e tyre të formojnë një bazë të tillë tregon Teo:

“Aktualisht para të rinjve në qytetin Vraca nuk ka mundësi të mëdha. Secili që dëshiron të zhvillohet duhet të braktisë qytetin ose më keq të braktisë vendin. Këtu nuk mund të gjejnë punë tërheqëse, në sajë të së cilës të kenë një standard të mirë të jetës. Pikërisht këtë përpiqemi t’u sigurojmë të rinjve – punë dhe standard më të lartë të jetës.”

Tani për tani dy të rinjtë preferojnë të udhëtojnë nga Sofja për qytetin e lindjes ditët e pushimit, kur mbahen kurset. Mirëpo, dëshira e tyre është që një ditë vetë ata të kthehen në Vraca dhe të krijojnë një kompani të vogël softuer, e cila t’u sigurojë mundësi për realizim specialistëve vendor IT. Teo rrëfen, se banorët e qytetit shfaqin interes ndaj punës së tyre:

“Edhe Bashkia e qytetit përkrah punën tonë. Gjatë tetorit organizuam një aktivitet IT në Vraca. Erdhën më se 2 mijë vizitues. Dhe promotori kryesor ishte bashkia. Kështu në sajë të saj arritëm të realizojmë këtë veprimtari.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD

Sipas një sondazhi, Sofja është vendi më i rehatshëm për një pensionist nga BE

Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..

botuar më 24-08-06 11.58.PD

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD