Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha e Kuqe afër qytetit Perushtica tërheq turistët

БНР Новини

Në rrezet e malit Rodopa, nja 2 kilometra larg qytetit Perushtica dhe afro 140 kilometra larg Sofjes, ngre shtat krenar Kisha e Kuqe. Ky është një nga monumentet më të famshme të arkitekturës së hershme të krishtere në vendin tonë. Kohët e fundit kisha u rimëkëmbë dhe u konservua me mjete evropiane. Në sajë të kësaj ajo u shndërrua në një objekt të preferuat turistik. Shkencëtarët nuk janë unanim kur u ndërtua Kisha e Kuqe. Sipas shumicës prej tyre ndërtimi filloi në fund të shekullit të IV-të ose në fillim të shekullit të V-të. Ato të dhëna e shndërrojnë atë në një nga kishat më të vjetra në territorin e Bullgarisë. Supozohet, se si kisha të tjera të krishtere, ajo u ngrit mbi një shenjtërore të lashtë trake.

Снимка“Godina e parë nuk ishte kishë – tregon ciceronia Marija Andreeva. – Ajo ishte një ndërtesë e rrumbullakët me dy korridore përreth. Ky ishte një vend për adhurim, ku ruheshin lipsanet e shenjtorëve të krishterimit të hershëm. Në vitin 324 u mbajt Tubimi Ekumenik. Atëherë feja e krishtere u shpall fe zyrtare e Perandorisë Romake. Supozohet, se disa dekada më vonë u ndërtua kjo ndërtesë e rrumbullakët për adhurim.”

СнимкаGjatë kohës së Mesjetës kjo godinë u shndërrua në bazilikë të krishtere i kushtuar Shën Hyjlindëses. Gjatë viteve tempulli disa herë u shkatërrua dhe pas kësaj disa herë u rindërtua. Sot kjo ndërtesë e shenjtë njihet si “Kisha e Kuqe”, për shkak të tullave të lashta romake dhe horasanin bojë roze, me të cilin u ndërtua.

“Shumica e kishave, që datojnë nga epoka e hershme e krishtere, kanë mbetur si rrënoja, muri i të cilave nuk ngrihet më se 50 centimetra mbi dheun, shtresa e përdhes e të cilave është me mozaikë – tregon ciceronia Andreeva. – Por këtu është e ruajtur një mur prej 14 metrash. Specialistët janë të mendimit, se lartësia e kishës ishte përafërsisht 17 metra. Kështu që kjo ishte një ndërtesë madhështore. E quanin bazilike. Mirëpo, bazilikat përbëhen vetëm nga një anijatë. Por ky tempull është me katër kube, gjë që sugjeron, se kishte katër anijata. Ka një anijatë e madhe, dy korridore përreth, një hyrje të brendshme dhe një të jashtme, një altar i vogël, një absidë të altarit dhe baptisteri. Këtu janë të ruajtura dy shtresa me afreske. Njëra daton nga shekujt V dhe VI, ndërsa tjetra është nga epoka më e vonshme – shekujt X-XII.”

СнимкаKisha ishte me zbukurime të pasura, ndërsa dyshemeja ishte e mbuluar me mozaikë. Pjesa e poshtme e mureve ishte e mbuluar me mermer, ndërsa në pjesën e sipërme ishin të rikrijuara afreske të bukura. Tempulli u asgjësua në shekullin XIII. Konstantin Ireçek ishte historiani i parë, që shfaqi interes shkencor ndaj kësaj kishe. Në vitin 1883 historiani çek dhe politikan bullgar zbuloi këtë monument unik dhe e përshkroi në kronikat e tij. Në vitet para ndryshimeve demokratike, objekti u rindërtua dhe u konservua. Sot Kisha e Kuqe tërheq turistë nga vendi dhe nga jashtë. Vjet ajo u restaurua me projekt të programit operativ “Zhvillimi regjional”. Ideja është të ndihmohet zhvillimi i turizmit kulturor në këtë rajon. Për këtë qëllim u ndërtua një rrugë të asfaltuar deri në kishë dhe një qendër e informacionit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Nikollova

Materiali është përpiluar me kontributin e projektit “Fushata komunikimi për nxitje të turizmit të brendshëm në Republikën e Bullgarisë” të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD