Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti i 2015-s: qetësim dhe stabilitet ose konservatorizëm ekstrem dhe refuzim për reforma?

Foto: arkiv

Ministria e Financave paraqiti variantin e buxhetit republikan të 2015-s. Kjo u bë një ditë pasi u rishikua buxheti kombëtar për këtë vit.

Çfarë parashikojnë ekspertët në qeveri? Për mendimin e Ministrit të Financave, Vlladisllav Goranov buxheti i 2015-s do të sjellë qetësim dhe stabilitet. Ndërsa ekspertët mbi çështjet ekonomike, sindikatat dhe punëdhënësit mendojnë se buxheti i 2015-s përbën konservatorizëm të tepruar, pesimizëm ekstrem dhe mungesë reformash.

Parametrat kryesorë të kornizës së buxhetit na bëjnë të mendojmë edhe në të dyja drejtimet. Çdo gjë varet nga këndi nga i cili do të shihen shifrat dhe treguesit.

Treguesi nga i cili në shkallë të madhe varen treguesit e tjerë është rritja e planifikuar e PBB-së. Për vitin tjetër rritja u parashikua të jetë dy herë më e vogël në krahasim me rritjen e PBB-së të këtij viti. Kështu që gjatë 2015-s rritja e ekonomisë do të pakësohet dy herë dhe në fakt do të arrijë shifrat simbolike të cilat nuk do të ndikojnë ndejshëm as mbi kushtet e jetesës, as mbi të ardhurat e shtetit. Nga ana tjetër shpenzimet e shtetit priten të rriten mezi me 50 mln euro, po ashtu rroga minimale të rritet me 20 euro dhe të hiqen 10 për qind e fondeve për pagat në administratën publike. E gjitha kjo i bëri sindikatat që të hidhen në protesta. Ndërsa ekspertët në qeveri nuk presin asnjë gjallërim të tregut të punës ose pakësim të ndjeshëm të papunësisë.

Për llogari të shpenzimeve të shtetit, pothuajse të bllokuara, borxhi publik do të rritet me 4 mlrd euro. Mirëpo, gjatë vitit 2015 deficiti buxhetor do të pakësohet deri në nivelin e lejueshëm nga Brukseli – 3 për qind. Inflacioni pritet të jetë rreth 1 për qind dhe deflacioni nuk do të jetë i dekurajuar.

Konservatorizmi i dukshëm i qeverisë ka të bëjë edhe me reformat e planifikuara. Kjo qeveri erdhi në pushtet pikërisht falë reformave të premtuara, por për këto të fundit nuk dihet a do të gjendet financim. Reformat e parashikuara në MPB-në, Agjencinë Shtetërore “Siguria Kombëtare” dhe në Ministrinë e Mbrojtjes janë modeste, ndërsa ndryshimet në sektorin e shëndetësisë sapo do të shqyrtohen. Në sistemin e pensioneve priten reforma afatgjata. Administratës publike e presin shkurtime në rroga, derisa diskutimet për reforma në sistemin e drejtësisë do të vazhdojnë.

Është e vërtetë se nuk ka kaluar një muaj i tërë që nga qeveria e re erdhi në pushtet dhe nuk ka pasur mjaft kohë për të realizuar reformat. Po ashtu qeveria e re në fillim është detyruar të punojë me analizat e pushtetit të kaluar. Publiku ka nevojë të qetësohet dhe t’i besojë stabilitetit pasi dy vjet me radhë ishte përfshirë në trazira sociale dhe jetonte në jo stabilitet dhe konfrontim politik. Duhet përmendur se kataklizmi politik dhe ai social kishin të bënin pikërisht me jo reformimin dhe jo ndërmarrjen e masave të duhura në sistemet publike. Ekziston rrezik real për thellimin e problemeve nëse nuk bëhen ndryshimet e nevojshme. Për fat të keq këto ndryshime nuk po i shohim në buxhetin e 2015-s. E gjitha kjo do të thotë se pushtetarët e rinj nuk ndihen të sigurt t’i përgjigjen presionit publik në të ardhme.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD