Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëpërmjet formës “Opera in cinema” hapet Festivali Muzikor me rastin e Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës

БНР Новини
Rajna Kabaivanska
Foto: Bulfoto

Me ardhjen e muajit dhjetor vjen koha për Festivalin tradicional muzikor në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Fillimi i tij koencidon me aktivitetin më të pritur operistik në botë – hapjen e sezonit të Operës së Milanos “La scala”, i cili përcakton tendencat kryesore në drejtim të regjisë, skenografisë dhe kostumeve në këtë gjini. Data është 7 dhjetor dhe aktiviteti është special edhe për një arsye tjetër – ky është spektakli i fundit i Daneil Barenbojm si Drejtor Muzikor i Operës “La scala”. Nëpërmjet formës “Opera in cinema” shfaqja e drejtpërdrejtë e operës së vetme të Betovenit mund të shihet ne vendin tonë si film në kinema “Lymier”.

Një qëllim tjetër i forumit është të prezantojë shfaqjet më të mira të teatrove të operës në vend. Sivjet mes tyre është “Trubaduri” i Operës së qytetit Ruse me dirigjent Najden Todorov. Spektakli është parashikuar për datën 10 dhjetor, ndërsa në rolën kryesore të kryeveprës së Verdit do të shohim solistët të operës së Milanos “La scala”. Njeri prej tyre Mario Melanini, i cili ka marrë pjesë në edicionin e parë të festivalit para 28 vjetësh.

Çfarë do të jenë provokimet ndaj melomanëve mësojmë nga Ognjan Draganovi – Kryedrejtor i Operës së qytetit Ruse: “Interesante në këtë vepër është, se ka disa momente të pasaktësuara në zhvillimin e subjektit. Kjo i jep liri më të madhe regjisorit. Kam përgatitur disa gjëra kureshtare – një piktor i njohur bullgar do të prezantojë bodiart. I përmbahem leximit klasik të spektaklit. Versioni i ri skenik, që po përgatit, gërsheton dekorin tradicional me forcën e projektimit.”

Festivali muzikor i Vitit të Ri është mikpritës i Koncertit të shumë pritur bamirës të divës së operës Rajna Kabaivanska. Kontribut kryesor për të ka Universiteti i Ri Bullgar, ai zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë Rosen Plevneliev. Sekretarja organizative e forumit Marijana Vasileva tregon për disa prej aksentëve:

“Në program ka disa “joshje” nga bota e muzikës së dhomës. Ato janë fryt i synimit tonë të bëjmë më të larmishme këtë lloj koncertesh. Duam të tregojmë në dritë tjetër gjininë e dhomës, të pasurojmë lidhjen mes interpretuesit dhe publikut. Do të përmend shfaqjen e kuartetit “Laner” – ajo është nën patronazhin e Ambasadorit të Hungarisë. Ky është një kolektiv i ri, jashtëzakonisht interesant dhe elitar. Ka përgatitur program, i cili do të na transferojë në epokën e muzikës së salloneve nga fundi i shekullit të XIX.”

Festat muzikore me rastin e Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës përfshijnë 15 tituj, ndër të cilët janë recitale klavire, etno-xhaz dhe koncert me organo. Radioja Kombëtare Bullgare gjithashtu jep kontributin e saj në festival me pjesëmarrjen e Korit të Fëmijëve më datën 20 dhjetor me dirigjent Venecija Karamanova. Në këtë edicion nuk janë harrur dhe datat e rëndësishme të 12 muajve të kaluar – përvjetorët e Boris Hristovit, Panço Vlladigerovit, Rihard Shtrausit, si edhe të Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”.

Kulmi grandioz i kësaj buqete të larmishme do të jetë në ditën e parë të Vitit të Ri. Siç nënkuptohet nga tema “Fryma e Francës”, koncerti do të ofrojë shembujt e arritjeve më të mira të muzikës klasike franceze.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD