Ekonomia bullgare po rimëkëmbet, me gjithë se ngadalë. Së paku sipas pritjeve të biznesit për vitin 2015, të pasqyruar në një studim të Dhomës Tregtare-Industriale të Bullgarisë. Njëkohësisht rritet mosbesimi i sektorit real ndaj qëndrueshmërisë së politikës ekonomike të kabinetit Borisov. Biznesi nuk ndihet i sigurt në lidhje me rregullimet që po bëhen - a nuk do të vështirësojnë ose të shtrenjtojnë veprimtarinë e tyre.
Menaxherët presin shtrenjtim të kostos së produkteve që do të ushtrojë presion suplementar mbi fitimet që vazhdojnë të bien. Shtrenjtimi i prodhimit gjatë vitit të ardhshëm do të vijë në kuadrin e shtrenjtimit të karburanteve dhe energjisë elektrike, gjithashtu edhe të lëndëve të para dhe materialeve të tjera të prodhimit. Do të rritet edhe çmimi i punës, shprehur në rritjen e pragut minimal të sigurimit dhe të taksave të tjera, që detyrohen nga punëdhënësi.
Gjatë vitit të ardhshëm kompanitë bullgare do të shpresojnë para së gjithësh në eksportin. Firmat ushqejnë optimizëm në drejtim të kërkesave në tregun botëror dhe konkretisht në tregun evropian, drejt të cilave u janë orientuar 60% prej eksportit të vendit tonë.
“Ministria e ekonomisë para pak kohe bëri të ditur, se 87% prej ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme merren me eksport, që është një tregues i mirë për një shteti dhe për ekonominë e tij të hapur” - komenton Kryetari i Dhomës Tregtare-Industriale të Bullgarisë Cvetan Simeonov.
Me gjithë atë ritmet me të cilat prognozohet rritja e eksportit nuk janë shumë të shpejta, duke pasur parasysh situatën e ndërlikuar gjeopolitike dhe mungesën e sigurisë në përpjesëtime botërore.
Për shkak të mosbesimit ndaj qëndrueshmërisë së politikës ekonomike dhe konsumit të tkurrur, firmat bëhen më të përmbajtura në planifikimin e investimeve ty tyre gjatë vitit 2015. Shumica e menaxherëve do të ruajnë nivelin e investimeve të vitit të mëparshëm. Po rritet ngadalë grupi i optimistëve, të cilët deklarojnë se do të shtojnë investimet e tyre. Firmat presin ndryshime të vogla favorizuese në politikën kreditore të bankave dhe përshpejtim të lehtë të punës në kuadrin e projekteve evropiane.
Një vazhdim logjik i synimeve jo shumë ambicioze për investime në biznes janë dhe prognozat në drejtim të punësimit. Mbi gjysma prej sipërmarrësve që kanë marrë pjesë në këtë anketim nuk planifikojnë ndryshime në këtë drejtim. Lajmi i mirë është, se ulet pjesa e firmave që parashikojnë rënie të punësimit. Po rritet pak numri i atyre që kanë në plan të angazhojnë nëpunës gjatë vitit të ardhshëm.
Bordi valutor në Bullgari do të ruhet, nuk pritet që kurset valutore të ushtrojnë presion mbi ekonominë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Foto: Virginia Stamatova
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..