Gjatë javës së kaluar Kuvendi Pupullor Bullgar pranoi në votim të parë tri buxhetet kryesore të shtetit për vitin 2015 – buxhetin republikan, atë të Arkës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore dhe atë të Institutit të Sigurimeve. Debatet për këto plane financiare zakonisht provokojnë interes të madh publik. Dhe kjo është e kuptueshme duke pasur parasysh se ata formojnë 40% të produktit të Brendshëm Bruto dhe këto janë mjete të stërmadhe për Bullgarinë e vogël dhe të varfër. Bëhet fjalë për 16 mrld euro dhe të ardhurat dhe shpenzimet në këto sisteme të rëndësishme ndikojnë mbi kushtet e jetesës jo vetëm të njerëzve që varen drejtpërsëdrejti nga financat publike, por ndikojnë edhe mbi sektorin privat, mbi fëmijët, pensionistët, të punësuarit dhe të papunët. Sepse bëhet fjalë për resursin më të madh financiar të shtetit dhe ai përcakton zhvillimin e biznesit, shëndetësisë, arsimit, drejtësisë, organeve të sigurimit etj. Tri buxhetet do të ndryshohen pak para hyrjes në fuqi, por tani për tani bëhet e qartë se viti i ardhshëm për shumicën e bullgarëve nuk do të jetë më i mirë në krahasim më vitin 2014. Mjete suplementare për reforma dhe për përmirësimin e situatës në sferat e ndryshme nuk parashikohen. Dhe kjo është e kuptueshme duke pasur parasysh se rritja e planifikuar ekonomike është nën 1%. Këtu mund t’i përmendim dhe borxhet e reja publike, të cilat do të grumbullohen gjatë vitit të ardhshëm. Perspektivat nuk janë pozitive, posaçërisht për administratën publike, sepse parashikohet pakësim i të ardhurave të njerëzve në këtë sektor me 10%.
Këto janë mundësitë që i kemi, shpjegojnë qeveritarët dhe nënvizojnë se qëllimi i këtyre buxheteve është stabilizimi dhe qetësimi i biznesit dhe i shoqërisë pas dy vjetëve të krizës politike. Pesimizëm i tepruar dhe kujdes i tepruar – kritikojnë opozita dhe ekspertët ekonomikë të së majtës. Qeveritarët e rinj fituan zgjedhjet e parakohshme parlamentare me premtime për reforma radikale në sistemet më problematike sociale – të shëndetësisë, drejtësisë, sigurisë, energjetikës. Në se këto reforma kanë përpjesëtime financiare, mund të thuhet se ato me siguri nuk do të jenë vendimtare. Përmbajtja dhe kujdesi i qeverisë së kryeministrit Bojko Borisov duken të kuptueshme për shkak të marrëdhënieve të ndërlikuara mes koalicionit qeveritar dhe për shkak të mungesës së përvojës në rregullimin e këtyre marrëdhënieve.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..