Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia e Punësimit dekoroi disa firma për hapjen e vendeve të reja të punës, por papunësia mbetet e lartë

БНР Новини
Foto: az.government.bg

27 firma, të cilat kanë emëruar punëtorë me ndërmjetësinë e byrove të punës, morën dekorata “Punëdhënësi i vitit 2014” pranë Agjencisë së Punësimit.

Për herë të parë iniciativa u është drejtuar kryesisht punëdhënësve, të cilët nuk kanë përdorur financim për stimulimin e punësimit në kuadrin e programeve kombëtare dhe evropiane. Me ndërmjetësinë e agjencisë në firmat e dekoruara gjatë vitit 2014 kanë filluar punë 3 272 veta. Shumica e tyre janë emëruar në sferën e turizmit, të industrisë së lehtë dhe të përpunimit të metaleve. Disa prej vendeve të punës në turizëm janë të përkohshme, domethënë pas fundit të stinës kontratat do të ndërpriten. Është shumë i vogël numri i njerëzve të emëruar, të cilët janë me çrregullime – vetëm tre veta.

Agjencia e Punësimit dekoroi gjithashtu disa firma dhe përfitues në kuadrin e programit e evropian “Zhvillimi i resurseve njerëzore” për përmirësimin e kushteve të punës dhe të trajnimeve profesionale. Dekorata morën edhe dy sindikatat “Podkrepa” dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura, si dhe një prej pesë organizatave të punëdhënësve – “Asociacioni i kapitalit industrial” për organizimin e trajnimeve për të papunët. Më praktike konsiderohen kurset e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura për lulishtarët dhe infermieret, të cilat ndiqen kryesisht nga njerëzit që kërkojnë punë jashtë.

Mirëpo, diplomat e shpërndara dhe kokteji, me të cilin Agjencia e Punësimit shënoi partneritetin e saj të mirë me biznesin nuk e bëjnë situatën lidhur me papunësinë në vend më të mirë. Sigurisht që për këtë nuk mund të akuzohet institucioni shtetëror, sepse ai është vetëm ndërmjetës në tregun e punës, kurse vendet e punës hapen kryesisht nga sektori privat.

Në fund të vitit sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të papunët janë pothuaj rreth 360 mijë, ose rreth 10.8 për qind e popullsisë së aftë për punë. Vendet e lira të punës janë mbi 18 mijë. Më shumë kërkohen hotelistët dhe punonjësit në restorant, si dhe nëpunësit në sferën e shëndetësisë, administrimit shtetëror, industrisë përpunuese. Ndërkaq, të punësuarit janë rreth 3 mln veta, kurse shteti është punëdhënës i mbi 23 për qind prej tyre.

Nga të gjitha 18 mijë vendet e lira të punës, ato të shpallura nga Agjencia e Punësimit janë nën gjysmën prej tyre. Kërkohen si rrobaqepës dhe punëtorë të përgjithshëm, ku nivelet e pagimit janë rreth 180-200 euro, kështu edhe specialistë me kualifikim të lartë në fushën e teknologjive informative dhe të marketingut, kurse pagat e ofruara nga punëdhënësi për pozita të tilla lëvizin nga 500 deri më 1200 euro, gjë që për Bullgarinë është një pagë shumë e mirë. Mirëpo, ka një hollësi të vogël – për shumicën e pozitave atraktive kërkohet zotërimi i një gjuhe ekzotike, ose kombinimi prej disa gjuhësh, zakonisht maqedonishtja, ose polonishtja dhe rusishtja. Në shumë raste të tilla bëhet fjalë për një vend pune, i cili është parashikuar për një shtetas të huaj dhe firma respekton kërkesën e ligjit për ta shpallur këtë pozitë së pari në Agjencinë e Punësimit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD