Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Mutafçieva: Dashuria gjithmonë ka qenë forcë lëvizëse për mua

БНР Новини
Foto: maryboysband.com

Grupi “Mary Boys Band” është duke përgatitur përvjetorin e tij të 20-të. Grupi gëzon dashurinë e shumë fansave, në saje të këngëve të tij melodike dhe zërit të ngrohtë të solistes Maria Mutafçieva.

“20 vjet nuk janë pak, por është herët për t’u bërë bilanc – pohon Maria. – Ne ende jemi në fillim të karrierës sonë krijuese, para nesh ka shumë gjëra të bukura, të lidhura me këtë ditëlindje. Tashmë e shënuam jubileun tonë këtë verë me disa koncerte në bregdetin bullgar. Jemi duke punuar mbi një spektakël me disa muzikantë të tjerë. Tani për tani mund të them se data e tij e parë do të jetë në ditëlindjen time – më 10 shkurt 2015. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë muzikën e “Mary Boys Band” në një mënyrë të re dhe të bukur. Gjatë këtyre viteve kemi pësuar shumë ndryshime në grup, por formati mbeti i njëjtë – kitarë, piano, bas dhe bateri dhe vokale – pothuaj të gjithë në grup këndojmë. Kemi një formulë, e cila pasi njeriu e zbulon, është mirë të punojë sipas saj. Sa për ne, kjo formulë është – ne jemi pesë veta dhe kjo na mjafton.”

Hiti i parë “Mary Boys Band” – Rrugët e panjohura” në fakt u bë kartëvizita e grupit. Kështu titullohet dhe konkursi poetik, i cili organizohet me ide të Marias në qytetin e saj të lindjes Burgas. Gjatë muajit nëntor përfundoi edicioni i tij i tretë.

“Më pëlqen të them se ky është takimi im i parë me të ardhmen. Me të vërtetë ky është një prej momenteve të mia më të lumtura, kur jam në pritje të vargjeve të reja, që do të lexojë. Është me rëndësi të dimë se ka njerëz në Bullgari, që mund të mendojnë. Pas nesh vijnë njerëz pozitivë, para të cilave mund të paraqesim idetë tona dhe të cilët na kuptojnë. Zakonisht këta njerëz nuk kanë marrë pjesë në konkurse të tjera, dhe u japin vargjet e tyre neve – për mua ky është një nder i madh. Veprat e tyre janë depërtuese, nganjëherë janë pak të trishtuara, ndihet njëfarë dëshpërimi, por në të njëjtën kohë janë të fuqishme dhe të mençura.”

E kthejmë Maria Mutafçievën në të kaluarën, kur për herë të parë dëgjuam grupin “Mary Boys Band”: “Në fillim ne interpretonim këngët tona të dashura – thotë Maria. – Patëm fatin e mirë që në fillim të rrugës sonë të bëhemi grupi i Vanja Kostovës. Ajo është një talent i madh, i cili mund të të tregojë marrëdhëniet e sakta midis yllit dhe publikut. Kemi marrë pjesë edhe në një program televiziv për talente të reja në Televizionin Kombëtar Bullgar “Hit minus 1”. Atje fituam një çmim në vitin 1994. Në atë kohë kisha nevojë për një konkurs të tillë, ku të kuptoj se çfarë janë aftësitë e mia. Pas kësaj për një muzikant më i rëndësishëm është publiku. Dashuria gjithmonë ka qenë një forcë lëvizëse për ne. Dashuria ndaj muzikës – gjithashtu.”

Maria Mutafçieva thotë se ka marrë dhe vazhdon të marrë shumë dashuri në jetën e saj. Para pak kohe një grua e panjohur, rastësisht në rrugë, i ka thënë fjalë shumë të bukura. “Mendoja shumë kohë për këtë takim. Njeriu nuk e di se si e ka fituar dashurinë e njerëzve, të cilët nuk janë pranë tij çdo ditë. Ata kanë dëgjuar një këngë, ose kanë mbajtur mend ndonjë frazë dhe kjo mjafton” – thotë Maria Mutafçieva. Ajo është optimiste dhe thotë se do të vazhdojë të merret me muzikë, sepse, sipas fjalëve saj: “Të mos heqësh dorë, gjithashtu është një mesazh i fuqishëm për të ardhmen”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD