Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshimet në ligjin për duhanin do të vendosin rend në sektor

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Më 12 dhjetor në qytetin Goce Dellçev filluan protesta të prodhuesve të duhanit kundër çmimeve të ulëta, me të cilat blihet produkti i tyre, si dhe kundër disa problemeve të tjera në këtë degë. Pak pas kësaj këto protesta u ndërprenë. Çmimi i parë i kësaj lënde nga 6 leva/1 kg shumë shpejt u ul në 3.80 leva, thotë me shqetësim të madh Arben Mimenov – Kryetari i Bashkimit të Prodhuesve të Duhanit Oriental. Bullgaria, bashkë me vendet e saj fqinje Turqia, Greqia dhe Maqedonia sigurojnë tre të katërtën e duhanit më aromatik oriental në botë. Sivjet realizuam të korra shumë të mira, ka prodhim të madh, por nga ana tjetër lagësia shumë e lartë e keqësoi cilësinë e duhanit. Kjo e uli çmimin e tij, deklaroi për Radio Bullgarinë Cvetan Filev, kryetari i Asociacionit Kombëtar të Prodhuesve të Duhanit. Marrëveshjet e lidhura deri tani për blerjen e duhanit praktikisht nuk kanë vlerë juridike, thonë prodhuesit e duhanit.

Ndryshimet në ligjin e duhanit do të krijojnë sigurim për të gjithë në këtë varg. Prandaj tani për tani grevat u ndërprenë. Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve, ndryshimet e shqyrtuara kërkojnë bilanc midis situatës së tanishme të liberalizimit të plotë dhe rregullimit të dikurshëm në treg. Parashikohet krijimi i dy regjistrave – njëri është ai i prodhuesve të duhanit, tjetri është ai i tregtarëve të kësaj lënde.

“Do të kemi mundësi për të krijuar “një dhomë të duhanit”, si një organ mbikëqyrës, nëpërmjet të cilit prodhuesit e duhanit, tregtarët dhe përpunuesit të rregullojnë në mënyrë preventive marrëdhëniet e tyre, të krijohen rregulla të qarta dhe jo të takohemi vetëm gjatë blerjes së produkteve – tha me një kënaqësi të madhe zoti Filev. – Do të krijohen dhe komisione të pavarura ekspertësh, të cilat do të jenë arbitri në caktimin e cilësisë së duhanit. Duam të mund të lidhim kontrata paraprake për blerjen e lëndës së parë, këto kontrata të kenë vlerë juridike dhe të parashikojnë sanksione për palën, që nuk i respekton rregullat.”

Pritet që të kënaqen edhe dy kërkesat e tjera të prodhuesve të duhanit.

“Kërkesa e dytë është që në buxhetin për vitin 2015 të parashikohet shuma e njëjtë sipas skemës për pagimet kombëtare për duhanin, skemë kjo që morëm në vitin 2014 dhe pikërisht 107 mln leva, dhe këto mjete të paguhen deri në fund të muajit mars të vitit 2015. Kjo është periudha, kur fillon cikli tjetër ekonomik. Ka lëvizje edhe sa i përket kërkesës sonë tjetër – të mos rritet pragu minimal i sigurimeve për prodhuesit bujqësorë, siç ishte parashikuar, nga 240 leva në 420 leva. Pas një debati të rëndë arritëm një marrëveshje me gojë me autoritetet. Sipas kësaj marrëveshjeje ky prag duhet të ndalojë te shuma 300 leva. Ky është një hap përpara dhe një kalim më i ngadaltë drejt pragut më të lartë të sigurimeve, i cili nga ana e vet do të garantojë pensione më të larta të prodhuesve bujqësorë, që sigurohen vetë.”

Ndryshimet në ligj parashikojnë gjithashtu zgjidhjen e akoma një problemi të mprehtë – tendenca e uljes së cilësisë së duhanit oriental për shkak të kontrollit të ulët mbi farërat e përdorura. Përgjegjësinë për këtë e ka organi i vetëm zyrtar i akredituar – Agjencia Ekzekutive e Aprobacionit dhe Kontrollit të Farërave.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD