Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ilijan Vasillev : Bullgaria mund të zhvillojë politikë të pavarur energjetike dhe të kursejë 2,5 mlrd euro për vit për ekonominë

БНР Новини
Foto: arkiv

Ditë të numëruara përpara që rubla të bjerë me mbi 40 % kundrejt dollarit Presidenti i Rusisë Vlladmir Putin dhe Kryetari i “Gazprom”-it Aleksej Miler shpallën ndërprerjen e projektit “Rryma Jugore”. Si shkak për këtë ishte përmendur ndalimin e projektit në vendin tonë. Por jo me Bullgarinë, por me Komisionin Evropian kishte mosmarrëveshje Rusia. Sipas ekspertit energjetik Ilijan Vasillev, i cili është ish Ambasador i Bullgarisë në Rusi, shkaku real për ndërprerjen e projektit është mospërputhja e tij me legjislacionin evropian.

“Konsorciumi bankar që duhej të financonte 75% prej vlerës së projektit, ka hequr dorë nga sigurimi i financimit, deri sa mospërputhjet me legjislacionin evropian të “Rrymës Jugore” nuk do të zgjidhen. Me siguri ka shumë faktorë, të cilët i kanë bindur udhëheqjen e Rusisë dhe të “Gazprom” -it të pranojnë se projekti është i parealizueshëm.”

Njohja zyrtare e këtij shkaku nga pala ruse është e pamundshme, sepse ajo do të cenonte reputacionin e “Gazprom”-it. Nga ana tjetër, heshtja gjithashtu është e pamundshme, sepse moszbatimi i angazhimeve ndaj firmave zbatuese dhe grafikut të planit, do t’u tregojnë rretheve profesionale dhe mediave, se projekti nuk realizohet. Për këto arsye, Rusia zgjodhi një strategji tjetër.

“Varianti tjetër është të kërkohet mundësia për vazhdimin e “Rrymës  Jugore” përmes Turqisë ose ndonjë shteti tjetër, mundësi e cila do të krijojë tek pjesëmarrësit ndjenjën se kanë humbur diçka – është i mendimit Iliajan Vasillevi. – Në këtë mënyrë partnerët e deritanishëm në “Rrymën Jugore” do të jenë të angazhuar me përllogaritjen e humbjeve dhe dobive virtuale dhe përkatësisht – do të ushtrojnë presion mbi KE. Për këtë flet edhe Memorandumi i nënshkruar për mirëkuptim. Nuk ka marrëveshje përfundimtare, as parametra të qarta. Ky është vetëm synim për bisedime të ardhshme.”

Me gjithë se “Gazpromi” nuk ra dakord t’u lejojë akses furnizuesve të tjerë tek tubacionet e “Rrymës Jugore” rifillimi i projektit përmes Turqisë nuk ishte pritur me entuziazëm nga ministri turk i energjetikës Tener Jeldëz, i cili deklaroi se marrëveshje nuk ka. Ilijan Vasillevi komenton hapin befasues të palës ruse:

“Ideja e udhëheqësit të shtetit rus të angazhojë si partner strategjik Turqinë në një moment të zgjedhur posaçërisht të konfrontimit me Perëndimin mbi projektin “Rryma Jugore” është një nismë e rrezikshme. Turqia ka pretendime të ketë peshë të vet, e cila rrjedh nga aftësitë e saj të jetë ndërmjetëse, së paku në pavarësinë energjetikë të gazit jo rus, i të arrijë tek Evropa...

Mesazhi i Vlladimir Putinit dhe i kryetarit të “Gazpromit” Aleksej Miler, shpallur në Ankara, nuk parashikon asgjë të mirë për pozicionet tregtare të kompanisë. Deri në këtë moment “Gazpromi” është në rolin e partnerit ekzistues dhe furnizuesit prioritar të gazit në pjesën më të madhe të tregut evropian, së paku në atë pjesë, e cila furnizohet përmes Ukrainës. Në qoftë se pozicionohet në një qendër në Turqi, bile edhe kjo të mbetet vetëm synim dhe nuk do të realizohet në projekt, do të dërgojë sinjalizime të mos sigurisë dhe do të forconte përpjekjet e KE dhe të gjitha vendeve të gjejnë një alternativë të “Gazpromit”.

Ndërprerja e projektit hap shumë mundësi para Bullgarisë, me të cilat jo vetëm se mund të kompensohen humbjet eventuale e të ardhurve nga transiti, por edhe të realizohet një politikë më të balancuar energjetike, përfshi këtu studim për naftë dhe gaz dhe nxjerrje.

“Politika e balancuar energjetike e plotësuar me ndërlidhjet e interkoneksionit dhe magjistraleve të gazsjellësve dhe depove të gazit, ndërtimi i bursës së gazit dhe integrimi i saj me bursat e tjera prijëse. E gjithë kjo që  mund të mbush me përmbajtje temën Bashkimi energjetik evropian, jep një perspektivë të qartë dhe afatgjate, orientimi drejt së cilës do të na çonte në një situatë më të mirë, në të cilën nuk do të lejojmë që çdo vit 5 mlrd euro të largohen nga vendi”, komenton Vasilevi.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD