Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prania modeste e grave në postet e larta të biznesit

Foto: arkiv

Bullgaria radhitet në vendin e 22 mes 142 shteteve në klasifikimin e Forumit Ekonomik Botëror për barazinë midis meshkujve dhe femrave në vendin e punës. Në pozicionet e para janë shtetet skandinave, në ato të fundit – Jemeni, Pakistani, Çadi dhe Siria. Shifrat flasin gjithashtu për mungesën e barazisë në shpërblimin e punës për dy gjinitë. Gratë tek ne marrin të ardhura mesatare vjetore pak mbi 13 000 dollarë, ndërsa në portofolin e burrave ka mbi 19 000 dollarë. Shumica e grave (71%) mbarojnë arsim të lartë, përqindja e burrave në këtë drejtim është 55%. Më gjithë atë në parlamentin bullgar vetëm ¼ e karrigeve të deputetit janë zënë nga gratë.

Sa i përket botës së biznesit edhe atje rezultatet në drejtim të barazisë gjinore janë më tepër se modeste. Prania e grave në organet e larta drejtuese të kompanive është vetëm14%. Për nga ky tregues Bullgaria është afër nivelit mesatar për shtetet evropiane (15%). Këtë e tregojnë të dhënat e studimit sociologjik mes 100 kompanive më të mëdha në vendin tonë, bërë nga Qendra për Zhvillimin Ekonomik. Ai është realizuar në kuadrin e projektit “Barazia në marrjen e vendimeve në ekonomi”, financuar nga programit evropian “Progres”. Anketimi është bërë ndër udhëheqësit e Departamenteve të resurseve njerëzore dhe shefave të kompanive. Sipas 52% prej tyre, gjatë tre vjetëve të fundit është rritur numri i grave në pozicionet drejtuese. 90% miratojnë pjesëmarrjen e femrave në strukturat udhëheqëse të firmave.

Por cilat janë pengesat para grave që ato të ngrihen më lartë në karrierën e tyre profesionale?

“U përpoqëm të mësojmë a është problemi kryesor për ngritjen e grave në pozicione të tilla mungesa e kualifikimit – shpjegon znj. Blenika Xhelepova nga Qendra për Zhvillimin Ekonomik. – Kishim një sërë pyetjesh në anketimin, lidhur me interesin e tyre ndaj mundësive të fitojnë kualifikim, kështu që të mund të bëhen konkurruese në tregun e punës. Morëm shumë përgjigje pozitive, bile në disa prej rasteve gratë janë më aktive se sa burrat në dëshirën për kualifikim suplementare. Por ajo, që më tepër – mbi 70 % prej drejtorëve ekzekutiv dhe shefave të resurseve njerëzore tregojnë si pengesë, është gërshetimi i vështirë i detyrimeve prindërore, të shtëpisë dhe të punës. Mungesa e shumë shërbimeve, shpërblimi i ulët, d.m.th. nuk mund të angazhosh person i cili të kujdeset për fëmijët deri sa ti ndërton karrierën e vet, mungesa e kuptimit sidomos tek brezi më i moshuar që burrat duhet të përfshihen aktivisht në detyrimet familjare dhe shtëpiake, janë pengesa. Shpresat tona janë, që gjithnjë e më shumë të rijnë i pranojnë detyrimet e tyre si të barabarta, domethënë të dy partnerët marrin pjesë të  barabartë në detyrimet familjare.”

Cilat janë anët e forta të gjinisë delikate, të cilat mund të luajnë rol pozitiv mbi zhvillimin e kompanisë?

“Një sërë studimesh jashtë Bullgarisë kanë vërtetuar disa gjëra – sensi i grave për marketing është disa herë më i lartë se sa tek burrat dhe përmirëson shitjet e firmave tregtare dhe prodhuese. Në nivelin e menaxhimit, jo në nivelin e këshillave drejtuese dhe mbikëqyrëse, është vënë re një përqindje më e ulët e praktikave korruptive mes grave. Dhe jo në vend të fundit, prania e grave në një mjedis tipik të meshkujve në marrjen e vendimeve gjithmonë ofron një qëndrim tjetër dhe kjo është me rëndësi për politikën e firmave.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD