“Desha të incizoj një album për Krishtlindjet, por muzika e tij të dallohet nga gjithçka, që tingëllon rreth festës, t’i prekë zemrat e njerëzve pavarësisht nga bindjet e tyre filozofike e fetare. Besoj se shumë njerëz mendojnë se tërë bota mund të bashkohet dhe kanë hapur zemrat e tyre për këtë” – kështu Gergana Velinova (e cila është e njohur përtej oqeanit me emrin Ana Velinova) paraqiti albumin e saj të fundit “December Wishing”, të krijuar në fund të nëntorit në SHBA. Pas tri javësh në klasifikimin prestigjioz të radios CMJ US Radio Jazz Charts aktualisht ai është në vendin e shtatë në kategorinë xhaz. Ky është një sukses i madh, duke pasur parasysh se albumi ndodhet në një “det” prej këngëve të bukura dhe interpretuesve të mirë nga mbarë bota. Le të rikujtojmë se Gergana është këngëtare xhazi, autore e muzikës dhe e tekstit të shumicës së këngëve në repertorin e saj. Për vetveten ajo thotë: “Jam e lumtur se në venat e mia rrjedh muzikë”. Para pak kohe paraqitëm një album tjetër të saj “The Thief”, i cili gjithashtu u pranua shumë mirë nga publiku dhe nga specialistët. “December Wishing” është albumi i katërt i bullgares së talentuar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..
Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..
Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..