“Desha të incizoj një album për Krishtlindjet, por muzika e tij të dallohet nga gjithçka, që tingëllon rreth festës, t’i prekë zemrat e njerëzve pavarësisht nga bindjet e tyre filozofike e fetare. Besoj se shumë njerëz mendojnë se tërë bota mund të bashkohet dhe kanë hapur zemrat e tyre për këtë” – kështu Gergana Velinova (e cila është e njohur përtej oqeanit me emrin Ana Velinova) paraqiti albumin e saj të fundit “December Wishing”, të krijuar në fund të nëntorit në SHBA. Pas tri javësh në klasifikimin prestigjioz të radios CMJ US Radio Jazz Charts aktualisht ai është në vendin e shtatë në kategorinë xhaz. Ky është një sukses i madh, duke pasur parasysh se albumi ndodhet në një “det” prej këngëve të bukura dhe interpretuesve të mirë nga mbarë bota. Le të rikujtojmë se Gergana është këngëtare xhazi, autore e muzikës dhe e tekstit të shumicës së këngëve në repertorin e saj. Për vetveten ajo thotë: “Jam e lumtur se në venat e mia rrjedh muzikë”. Para pak kohe paraqitëm një album tjetër të saj “The Thief”, i cili gjithashtu u pranua shumë mirë nga publiku dhe nga specialistët. “December Wishing” është albumi i katërt i bullgares së talentuar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka..
Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..
Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..