Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Humbjet e ekonomisë bullgare nga konflikti ruso-ukrainas

БНР Новини
Gjatë kësaj vere u vëzhgua pakësim i vogël i numrit të turistëve rusë dhe ukrainas në bregdetin bullgar.
Foto: Bulfoto

Si rrjedhojë e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i vitit 2014 deri tani është ulur konsiderueshëm eksporti i mallrave bullgare drejt regjionit. Humbje pësuan të gjitha firmat e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë bullgare, të cilat merren me eksport. U ul gjithashtu rryma e turistëve nga Rusia dhe Ukraina, gjë që çoi në ulje të të ardhurave në turizëm dhe të marrëveshjeve lidhur me pronësinë e patundshme në vendpushimet bullgare, kryesisht në bregdetin tonë.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave, për periudhën janar-tetor të këtij viti eksporti i Bullgarisë drejt Ukrainës është ulur me 63 për qind, gjë që do të thotë rreth 236 mln euro humbje për vendin tonë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Më shumë kanë humbur prodhuesit e produkteve të naftës, të disa materialeve ndërtimore dhe industria farmaceutike.

Pasi në përgjigje të sanksioneve nga ana e BE-së dhe SHBA-së Moska ndaloi importin e produkteve bujqësore nga BE-ja, SHBA-ja, Kanadaja, Australia, u dëmtua edhe biznesi bullgar. Ulja e eksportit drejt Rusisë nga fillimi i vitit 2014 deri në fund të tetorit është 8.6 për qind dhe kjo do të thotë 40 mln euro humbje. Janë prekur gjithashtu eksportuesit e perimeve dhe frutave, industria e përpunimit të qumështit, e peshkut dhe e produkteve të peshkut. Mirëpo, sasirat drejt Rusisë, janë nën 1 për qind të eksportit të përgjithshëm agrar të Bullgarisë, thuhet në një raport të Drejtorisë së përgjithshme AGRI të Komisionit Evropian, të përgatitur pak pas sanksioneve përkatëse të Moskës.

Rubla, e cila stabilizohet ngadalë pas rrëzimit të saj para më shumë se një jave, lëkundet që nga mesi i vitit dhe kjo shkaktoi një sërë problemesh ekonomike në vetë Rusinë. Një sërë turoperatorësh të mëdhenj rusë falimentuan. Kufizimet e vendosura ndaj punonjësve në firmat dhe ndërmarrjet shtetërore për të udhëtuar në vendet, të cilat i përkrahën sanksionet kundër Rusisë, gjithashtu shkaktuan një ulje jo të madhe të turistëve rusë te ne. Sipas Svetllana Atanasovës, drejtoreshës ekzekutive të Asociacionit Bullgar të Agjencisë Turistike:

“Në përgjithësi lëkundjet në valutë ndikojnë mbi udhëtimet, sepse ky është një shërbim, nga i cili një familje mund të heqë dorë më lehtë. Mirëpo, duke pasur parasysh, se Bullgaria ofron disa prej çmimeve më të ulëta, shpresoj se ulja e numrit të turistëve drejt vendit tonë do të jetë më i vogël edhe gjatë dimrit, edhe gjatë stinës verore. Vëzhgohet një ulje e vogël në krahasim me vitin e kaluar, po flas për stinën dimërore. Për atë verore është herët për të komentuar.”

Bullgaria vizitohet mesatarisht nga rreth 7.5 mln turistë të huaj dhe turoperatorët do të përpiqen ta kompensojnë uljen e numrit të turistëve rusë, duke tërhequr një kontingjent suplementar nga partnerët kryesorë të Bullgarisë në turizëm – Rumania, Greqia dhe Turqia.

Numri më i vogël i turistëve rusë ndikon edhe mbi tregun e pasurive të patundshme, sidomos në segmentin bregdetar, ku klientët kryesorë janë rusë. Deri tani rreth 360 mijë – 400 mijë apartamente, kryesisht në bregdetin tonë jugor, janë pronë e rusëve, tregojnë të dhënat e Konsullatës pranë Ambasadës së Rusisë. Zëvendëskryetari i Shoqërisë Kombëtare të Pasurive të Patundshme Emill Ganev është i mendimit se kriza gjeopolitike në Ukrainë, ka shkaktuar ulje, si ndër klientët rusë, ashtu dhe ndër ata ukrainas:

“Kjo ulje sipas shumicës së kolegëve është rreth 10 për qind. Në fund të vitit rubla u zhvleftësua me mjaftë përqindje, gjë që ndikon negativisht mbi kursimin e njerëzve. Shtetasit e Rusisë, të cilët i kishin kursimet e tyre në rubla, humbën një pjesë të madhe prej tyre. Kështu që, po të kenë pasur plane për të blerë pronësi të patundshme jashtë, ndoshta duhet të heqin dorë nga kjo ide. Nga ana tjetër, në një situatë të tillë, kur një valutë kombëtare zhvleftësohet ndaj valutave të tjera kryesore në botë, njerëzit, të cilët i kanë kursimet e tyre në valutë, e konsiderojnë investimin e kursimeve në blerjen e ndonjë prone të patundshme, si një prej mundësive më të mira. Pavarësisht nëse do të blejnë pasuri të patundshme në vendin e tyre, ose jashtë shtetit, kjo është një prej mundësive të mira, kur zhvleftësohet një valutë kombëtare.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD
Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD