Rehabilitimi i banesave është ndër prioritetet e qeverisë “Borisov 2” dhe do të financohet me fondet e papërvetësuara sipas programit operativ “Zhvillimi rajonal”, me programet e panisura evropiane dhe me borxhet e ardhshme. Diskutohen gjerësisht investimet në rehabilitimin e pallateve prefab (panel) dhe ndërtesat e ndërtuara me skelet të sipërfaqes së madhe. Do të forcohet po ashtu konstruksioni i ndërtesave të rrezikuara.
“Ndërtesat do të kontrollohen tërësisht dhe nëse ka defekte ose ka nevojë për rehabilitim të plotë, sigurisht do të gjendet financim”, komenton Zv/ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Urbanizimit, z. Nikollaj Nankov.
Rehabilitimi do të jetë falas për pronarët e ndërtesave. Do të financohet me fonde kombëtare në vlerë 0.5 mlrd euro kapitale të tërhequra. Me këtë projekt qeveria ka kandiduar për 600 mln euro sipas planit “Junker”. Zv/ministri Nankov sqaron: “Ende nuk kemi partner konkret, por jemi duke zhvilluar negociata me disa institucione financiare si Banka Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim dhe Banka Botërore. Në buxhetin e 2015-ës nuk janë parashikuara mjete për këtë projekt, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përfitojmë nga mjetet buxhetore gjatë 2016-së e 2017-ës.”
“Bëhet fjalë për kredi e cila do të shlyhet në bazë të emisioneve dhe kursimeve të çdo një ekonomie. Dhe nuk do të merret para të drejtpërdrejta nga familjet, sepse financimi i projektit është 100 për qind”, vë në dukje Zv/ministri Nankov.
Sistemi i pagimit për rehabilitimin e ndërtesave me certifikata të gjelbra kritikohet në BE, sepse kursimet nga faturat bëhen të pakuptimta pasi inspektorët energjetikë marrin tarifa të larta dhe firmat e rehabilitimit paguhen shtrenjtë. Kreditë sipas këtij programi kanë të bëjnë me pronën dhe jo me pronarin dhe krijojnë pengesa në rast shitjeje. Për mendimin e Zv/ministrit Nankov Bullgaria është në etapë negociatash dhe ky është njëri nga opsionet që po shqyrtohen.
Komisioni Evropian e sanksionoi Bullgarinë me 68 mln euro sipas programit operativ “Zhvillimi rajonal” për shkak të ankandeve jo të drejta dhe shpenzimit jo të drejtë të mjeteve. Paratë e programit kombëtar për rehabilitimin e ndërtesave do të menaxhohen nga bashkitë. Zv/minsitri Nankov komenton: “Tanimë bashkitë e dinë se si të bëjnë prokurime publike dhe të menaxhojnë fondet evropiane. Ideja është që bashkitë të komunikojnë drejtpërsëdrejti me shoqatat e pronarëve, t’i vlerësojnë dhe t’i financojnë ato.”
Ende nuk është sqaruar çështja kujt do t’i besohet kontrolli i investimeve – bashkive ose do të ndahet nga kontraktuesi dhe do të përfshihen përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve. Së shpejti duhet të rifillojnë pagesat sipas programit operativ “Zhvillimi rajonal”, i cili program ishte bllokuar.
Një pjesë e mjeteve sipas programit janë drejtuar te rehabilitimi nëpërmjet Fondit të Rinovimit të Ndërtesave të Banimit, i cili fond aktualisht disponon më se 6 mln euro. Vlera e përgjithshme e investimeve në rinovimin e ndërtesave të banimit është 31 mln euro. Deri tani këto janë paratë 100 për qind të sigurta.
Mjete suplementare parashikohen sipas programit operativ ende jo të startuar “Rajonet në rritje”. Synohet të rehabilitohen të gjitha ndërtesat e mëdha të banimit me tulla në 67 qytete në vend.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..