Falimentimi i Bankës Korporative Tregtare (e katërta për nga madhësia tek ne), borxhi i jashtëm, i cili po rrit dhe rejtingu i ulur i Bullgarisë nga ana e Standard & Poor’s (S&P) deri në nivelin BB+/B – kjo është trashëgimia e rënde e ekonomisë sonë për vitin 2015.
Sipas ekonomistit Ilian Vasilev prioritetet e buxhetit 2015 janë lidhur me qëllimin politik për përforcimin e qeverisë, por kjo është në dëm të reformave. Sektori më i prekur është sistemi bankar. Problemet në këtë fushë mbeten të pazgjidhura.
Nga ana tjetër pas krizës së sektorit bankar, në të mund të pritet një konsolidim apo bashkim – këtë e tregon përvoja bullgare nga e kaluara e afërt. Mirëpo, sipas ekonomistit Ilijan Vasilev ky është një skenar i mirëpritur, mirëpo mundësitë për realizimin e tij janë pak.
“Për shkak të politikës së Bankës Popullore Bullgare, bankat nuk reagojnë duke përpjekur të konsolidohen. Rezultati është shkëputja e sistemit bankar nga ekonomia. Po vihet re një rritje e depozitave dhe një pakësim i kredive. Kjo është një tendencë e rrezikshme dhe për fat të keq as qeveria, as Banka Popullore Bullgare nuk reagojnë.”
Pritet se izolimi i sektorit bankar tek ne mund të kapërcehet me ndihmën e politikës liberale të Bankës Qendrore Evropiane, e cila në fundin e vitit 2014 pakësoi intersat e depozitave dhe pak nga pak efekti i kësaj politike do të njihet edhe në Bullgari. Pritet se gjatë vitit 2015 interesat tek ne do të vazhdojnë të ulen dhe kjo do të thotë: më pak të ardhura nga depozitat dhe interesa më të ulëta për kreditë. Kështu do të inkurajohen kreditimi i firmave dhe tregu i pronave të patundshme.
Për shkak të politikave ekonomike kontradiktore dhe të mjedisit të paqëndrueshëm për biznes gjatë vitit 2015 firmat bullgare do ta zhvillojnë kryesisht eksportin. Një nga sektorët, të cilët do të shënojnë rritje të eksportit, kryesisht ndaj Gjermanisë, edhe gjatë këtij viti është prodhimi i detajeve dhe produkteve të gatshme. Rritje do të ketë edhe në fushën e outsorcing-ut.
Sipas Petër Ganevit nga Instituti i Studimeve Tregtare: “Të paktën në gjysmën e rajoneve të Bullgarisë gjatë vitit të kaluar ka një rritje të punësimit dhe pritje për investime më të konsiderueshme gjatë vitit 2015. Por ka edhe shumë rajone, kryesisht në Bullgari Veriore, ku situata është e keqe dhe përfaqësuesit e biznesit janë skeptikë.”
Tendenca e pakësimit të investimeve në Bullgari është e qëndrueshme për shkak të standardeve të dyfishta të politikanëve. Nga njëra anë politikanët janë bindur se kapitalet e huaja e ndikojnë mirë ekonominë, por nga ana tjetër përhapet edhe slogani popullist se investitorët e huaj eksportojnë pasurinë tonë kombëtare. Kështu formohet një lloj “kapitalizëm shtetëror”, në të cilin shumë firma varrën nga prokurimet publike, të cilat bashkë me fondet evropiane shpallen për “investimet e drejta”. Një pikëpamje e tillë i shërben skemat e ndryshme të korrupsionit dhe i dëshpëron investitorët bullgarë dhe të huaj.
“Këta njerëz kanë një ndikim të madh mbi pushtetet shtetërore, të cilat nga ana e tyre pengojnë liberalizimin e tregut. Këta njerëz janë shumë të rrezikshëm dhe vjedhin shumë prej pasurive dhe prej vlerës së shtuar të zhvillimit tonë. Për këtë arsye ne mbetemi gjithmonë në vend të fundit.”
Tani për tani nuk ekziston një tendencë, apo një lajm i mirë që mund të provokon rritjen e rejtingut kreditor të Bullgarisë dhe sipas analizatorëve ky është një problem i madh. Pavarësisht nga kjo akoma është e mundshme që të hyjnë investime strategjike, të planifikuara prej shumë kohe.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%) gjatë 12 muajve të ardhshëm.Këtë e tregoi “Anketa tradicionale e investitorëve austriakë në..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..
Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj..
Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për..
Aktualisht, Bullgaria është nga të paktat në BE që përmbush pa kushte të gjitha kriteret nominale për konvergjencë në eurozonë, duke përfshirë edhe..