Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Borisov: Bullgaria plotëson në mënyrë të përpiktë angazhimet e veta ndaj refugjatëve

Foto: BGNES

“Si kandidate për aderim në Hapësirën Shengen Bullgaria plotëson në mënyrë të përpiktë angazhimet e saj ndaj refugjatëve” – ka thënë kryeministri Bojko Borisov të mërkurën në kohën e mbledhjes së qeverisë. Shkaku për diskutimin e temës së refugjatëve dhe të mbrojtjes së kufirit është se në fillim të pranverës pritet një shtypje të madhe migracioni.

Problemi me refugjatët u shfaq para një vet e gjysmë, kujtoi kryeministri dhe prognozoi se gjatë pranverës ai mund ta rrezikojnë sigurinë kombëtare. Aktualisht në Bullgari ka më se 7 mijë refugjatë, 35 mijë janë ndaluar para që të hyjnë në territorin tonë.

Qeveria kurrë nuk ka diskutuar një variant për dërgimin e ushtrisë së motorizuar në vijën kufitare. “Kemi folur vetëm për këtë a mund t’i përdorim mundësitë e ushtrisë për logjistikë – për shembull kamionët dhe shoferët e saj” – saktësoi ai. Kryeministri llogariti se do të kemi nevojë për rreth 190 mln leva (95 milona euro), të cilat nuk janë parashikuar në buxhet. 50 mln prej tyre (25 mln. euro) janë për ndërtimin e një pajisje të përkohshme kufitare, që do ta pengojë hyrjen e paligjshme të refugjatëve. “Për këtë qëllim ose kemi nevojë për aktualizimin e buxhetit ose duhet të marrim para nga ministritë e tjera. Mund të ndryshojmë Ligjin e Mbrojtjes, kështu që të mund të përdorim resurse në ndihmë të Policisë Doganore” – ka thënë Bojko Borisov. Aktualisht është arritur një marrëveshje me ministrinë e mbrojtjes për ofrimin e teknikës për transportimin e njerëzve, të cilët aktualisht ndodhen në kufi.

Sipas fjalëve të Zëvendëskryeministres Meglena Kuneva aktualisht 60% të ndërtesave për strehimin e refugjatëve janë plotë. Ajo informoi se ka gatishmëri nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve për ndërtimin e rrugëve pyjore dhe nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për ofrimin e teknikës dhe ndërtesave. “Në të vërtetë Bullgaria plotësoi të gjitha kërkesat në lidhje me mbrojtjen e kufijve, kështu siç parashikon Marrëveshja e Dublinit, e cila është pjesë e legjislacionit të Hapësirës së Shengenit. Po përdorim të gjitha mundësitë, me të cilat disponojmë dhe punojmë në mënyrë jo më të keqe në krahasim me shtetet e tjera anëtare të Shengenit”, komentoi Meglena Kuneva.

Ministri i Punëve të Brendshme Veselin Vuçkov shtoi se për vitin 2014 njerëzit e ndalur në kufirin bullgaro-turk janë 6023. Në vitin 2013 ata ishin 11 524. Të ndalurat nga ana turke për vitin 2014 ishin 6004 veta, gjatë vitit 2013 – 3385. Gjatë vitit 2014 të gjitha përpjekjet për hyrje në territorin e Bullgarisë ishin 38 502 – 2,3 herë më shumë në krahasim me vitin 2013. Përpjekje të tilla kanë bërë 16 736 veta. Zëvendëskryeministri dhe ministër social Ivajllo Kalfin paralajmëroi se shteti nuk ka një kapacitet më të madh për pranimin e imigrantëve të paligjshëm. “Refugjatët nuk janë vetëm një problem i lidhur me mbrojtjen e kufirit, por edhe me integrimin e tyre” – komentoi ai. Sipas tij solidariteti evropian në lidhje me refugjatët nuk është këtë që dëshirojmë të jetë, sepse shtetet kufitare marrin përsipër peshën më të madhe.

Kryeministri tha se kreu i shtetit Rosen Plevneliev duhet të organizojë një Këshill Konsultativ të Sigurisë Kombëtare, në të cilin përfaqësues të të gjitha partive parlamentare do të diskutojnë masat e lidhura me fluksin e refugjatëve.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Vëzrazhdane” i kërkoi presidentit mandatin e tretë për formimin e qeverisë

Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..

botuar më 24-12-11 4.11.MD

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD