Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë 2015 – kamatë më e ulët bankare dhe ligj i ri për hipotekat

БНР Новини
Foto: arkiv

Një ligj i ri për kreditë hipotekare do të miratohet në Bullgari gjatë tremujorit të parë të vitit. Iniciativa i përket Bankës Popullore Bullgare në përputhje me Direktivën evropiane (Mortgage Credit Directive), miratuar në fund të vitit të kaluar nga Parlamenti Evropian. Ideja është të mbrohen më mirë të drejtat e kredimarrësve. Akt i tillë normativ është i nevojshëm në vendin tonë, sepse kreditimi hipotekar deri tani ishte nën juridiksionin e ligjit për kreditë e konsumatorëve, i cili rregullon kredi të ndryshme për nga afati, përmasa dhe destinimi për personat fizikë mbi 400 leva (mbi 200 euro).

Problemet kryesore që priten të rregullohen me këtë ligj janë në tre drejtime: formimi transparent i kamatës gjatë afatit të kredisë, përmasa e taksës për shlyerjen para afatit dhe e drejta e konsumatorit të kufizojë përgjegjësinë e tij deri në çmimin e pronës, kur nuk është në gjendje të shlyejë kredinë. Caktimi transparent i kamatës për kreditë hipotekare është ndër rekomandimet e direktivës evropiane. Problemi është i njohur mirë për qytetarët bullgarë – shumica e bankave tek ne ndryshonin në mënyrë të njëanshme kamatat e kredisë. Sipas ligjit të ardhshëm, kamatat do të formohen mbi bazën e indekseve, që pasqyrojnë nivelin mesatar të kamatës, në të cilin bankat këmbejnë depozitat me afat në valutën përkatëse – Juribor (për euron), Sofibor (për levat) etj, plus shtojcë të fiksuar. Në këtë mënyrë klientët do të mund të ndjekin ndryshimet në kamatë, duke u informuar për lëvizjen e indeksit të caktuar nga interneti dhe nga mediat ekonomike.

Direktiva evropiane parashikon që taksa për shlyerjen para afatit të mbetet, ndërsa konsumatorit t’i garantohet e drejta të kthejë më herët borxhin e tij. Tek ne kjo taksë ishte hequr me ndryshimet ligjore në fund të korrikut të vitit 2014, por praktika tregon, se bankat nuk e zbatojnë edhe tek kreditë e tjera. Për të kompensuar heqjen e saj, disa institucione financiare zbatuan taksa të reja ose rritën pak kamatat e tyre.

Ligji i ri do të transferojë ndryshimet e korrikut nga rregullorja normative që tani është në fuqi për një çështje shumë të rëndësishme për shoqërinë bullgare: e drejta e borxhliut të zgjedhë përmasën deri të cilën ai mban përgjegjësi. Mundësitë janë për përgjegjësi të plotë, në kuadrin e shumës së tërhequr ose të kufizuar – deri në çmimin e pronës. Kufizimi i përgjegjësisë parashikon, nëse klienti nuk mund të shlyejë kredinë, banka të kompensohet me shumën, që do të marrë nga shitja e pronës. Por kjo është për llogari të kamatës më të lartë dhe të përmasës më të vogël të financimit, p.sh. deri në 50% prej çmimit. Një situatë e tillë deri diku do të kompensojë mungesën e ligjit për falimentimin e personave fizikë. Përveç iniciativës së ardhshme ligjore, në fund të vitit të kaluar nën ndikimin e Bankës Qendrore Evropiane filloi ulja e kamatave të bankave në vendin tonë. Konsulenti kreditor Tihomir Toshev komenton procesin:

“Ishin ulur kamatat mbi depozitat. Aktualisht ato lëvizin nga 1 deri në 2,5 %. Kjo ulje do të çojë në uljen e kamatave mbi kreditë. Po pres ofertat e para të përmirësuara të dalin në shkurt-mars. Gjatë këtij viti tendenca është kamatat gradualisht të ulen, sepse kërkimi i kredive mbetet i kufizuar. Përfunduam vitin 2014 me kamata mbi kreditë hipotekare midis 6 dhe 7%. Po pres në fund të 2015 ato të jenë nga 5,5 deri në 6,5%.”

Për llojet e tjera të kredive prognoza është që kamatat gradualisht të bien. Tek kreditë konsumatorë në fund të këtij viti priten kamata midis 7 dhe 13 %, ndërsa tek kreditë për biznesin – midis 4 dhe 7%.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Standard&Poor's konfirmoi vlerësimin e Bullgarisë dhe perspektivën pozitive

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...

botuar më 24-05-26 7.10.PD

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD