Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pop lajme

Grupi PSS
Foto: arkiv personal

Formacioni i ri PSS (PimpSwitch Sequence) incizoi një këngë të re me emrin “Fundi i shiut”. Është xhiruar dhe vidoklip pranë saj. Incizimi u realizua në studion greke “Artacks Recording Studio”. Muzika, teksti dhe aranzhimi janë vepër të Vasillen Vëllçanovit. Klipi është me ide të PSS dhe është bërë nga regjisori Kirill Todorov. Gjithçka është bërë në gërshetimin e ngjyrave të kuqe, të bardhe dhe të zezë, të cilat ndikojnë më shumë mbi njeriun. PSS dallohet nga grupet e tjera, se nuk u përmbahet caqeve të caktuara, nuk ndjek rregullat e vendosura, por krijon të veta. Muzikantët vazhdojnë të punojnë edhe mbi saundin e tyre, kjo vihet re në incizimet e tyre të fundit. Me këngën “Fundi i shiut” PSS hyn në një fazë të re – të hard rokut.

Dueti i njohur nga të gjithë “Mania” sikur vitet e fundit u zhduk nga skena bullgare e muzikës pop. Vitin e kaluar motrat Julijana dhe Daniella u kthyen nga SHBA, ku grumbulluan mjaft përvojë muzikore. Në klubin e kryeqytetit “Studio 5” dy vajzat bënë premierën e këngës së tyre të re “Mijëra pyetje” dhe të videos pranë saj. Në lidhje me xhirimet e klipit ato thanë: “Duhej të zgjidhnim midis dy roleve – të detektiveve ose të kloningeve, sipas idesë së regjisorit Vasko Stefanov. Na pëlqeu roli i dytë dhe vendosëm se do të jetë më interesante për vet ne, edhe për fansat tanë – qe të shohin diçka më të ndryshme.” Vajzat janë të lumtura nga rezultati dhe i janë mirënjohëse ekipit. Stili i “Mijëra pyetje”-ve është me tingëllim pop fënk. Teksti i përket Gergana Turijskës, muzika dhe aranzhimi – Stamen Janevit.

Muzikantët e grupit “Ostava” punojnë mbi këngët e albumit të ri, i cili me siguri do të mbajë emrin “Oqeani” – sipas  titullit të njërës prej këngëve të tyre të fundit.

Pas këngëve “Natën e mirë” dhe “Një çast”, muzikantët incizuan dhe singlin “I tërbuar”, i cili gjithashtu do të jetë pjesë e projektit të ri. Mbi 1000 pjesëmarrës dhe më se 20 regjisorë xhiruan videon. Grupi ua ofroi klipin e ri... fansave. Kështu “Ostava” provokoi të gjithë ata që ishin të pranishëm në koncertin e tyre tradicional në skenë të hapur në fund të verës së kaluar dhe të cilat kishin dëshirë të përfshihen me kuadro të tyre në videoklipin e tyre të radhës. Vetëm disa ditë pas koncertit mbi 20 veta dërguan materialin e papërpunuar prej interpretimit të parë të këngës “I tërbuar” para publikut, xhiruar me pajisje të ndryshme. “Shohim si njerëzit dëfrehen, kërcejnë dhe këndojnë bashkë me ne këtë këngë fare të re. Nuk ka njohje më të madhe për një grup muzikor” – thotë Svillen Noev, vokali i grupit “Ostava” dhe autor i tekstit të këngës “I tërbuar”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bogdana Karadoçeva

Në Ditën e Sofjes – me dashuri ndaj saj

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..

botuar më 24-09-17 6.10.PD

Ditën e parë të shkollës po kërkojmë "Ku mbeti fëmijëria"

Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato..

botuar më 24-09-16 8.10.PD

Stacioni Hekurudhor në Plovdiv bëhet skena për një koncert kurioz

Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe dy ansamble folklorike - "Ravnec" dhe "Klementina". Ky është eventi i..

botuar më 24-09-13 8.25.PD