Bullgaria e ka ambicien të luajë një rol të rëndësishëm në fushën e energjetikës jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por edhe në mbarë Evropën. Dëshira e vendit lindi si rezultat i projekteve të ndryshme për furnizimin e gazit rus përmes territorit të tij për Evropë dhe kryesisht nga gazsjellësi “Rryma Jugore”. Pas dështimit të projektit transkontinental “Nabuko” parashikohej, që ky gazsjellës të transportojë gaz nga Rusia përmes Detit të Zi deri të bregu bullgar, nga ku ai të vijë në Austri. Ideja ishte, që “Rryma Jugore” të furnizojë 63 miliarda kub metra gaz për Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mirëpo, projekti në fjalë dhe procedurat e lidhura me realizimin e tij provokuan reagime kontradiktore në Bruksel. Ai jo vetëm që hapi një procedurë ndëshkimore kundër Sofjes për shkeljen e legjislacionit evropian, por ushtroi një presion të fortë mbi pushtetarët bullgarë. Kështu ata ishin të detyruar të ngrijnë këtë projekt. Kjo provokoi indinjatën e Moskës dhe më 1 dhjetor të vitit të kaluar presidenti i Rusisë Vlladimir Putin shpalli, se projekti nuk do të realizohet. Kjo i dëshpëroi autoritetet bullgare, të cilët vazhduan të insistojnë për realizimin e tij, pasi menduan se projekti është i leverdishëm për vendin. Megjithëqë lideri rus deklaroi haptazi, se projekti nuk do të realizohet, Sofja kishte pak shpresë, se nuk ka përfunduar gjithçka. Kjo për arsye, se nuk kishte dokument zyrtar nga pala ruse. Ajo kishte shpresë, edhe te vizita e komisionarit evropian për energjetikën Marosh Shefçoviç në Rusi, i cili u angazhua të hedhë dritë mbi qëndrimin e vërtetë të Rusisë dhe të firmës “Gazprom”.
Doli, që deklaratat e presidentit Putin nuk ishin të kota dhe se gazsjellësi “Rryma Jugore” u hoq nga harta e projekteve ruse të gazit në Evropë. Krahas kësaj u dështua edhe ideja për krijimin e një qendre evropiane të gazit pranë portit bullgar Varnë. Sipas Sofjes në këtë qendër duhet të vinte gaz rus përmes tubacioneve të ndërtuara në fundin e Detit të Zi. Mirëpo, shefi i firmës “Gazprom” Aleksej Miler deklaroi para komisionarit evropian Shefçoviç, se deri në Bullgari nuk do të vijë asnjë gazsjellës. Ai shtoi, se gazi rus për ata, që dëshirojnë ta marrin do të vijë përmes Turqisë dhe në se do të jetë e domosdoshme një qendër ndarëse, ajo do të jetë në këtë vend.
Megjithatë kryeministri bullgar Bojko Borisov insiston, që një qendër të tillë të ndërtohet tek ne, me argumentin, se në Detin e Zi afër brigjeve të Rumanisë dhe Bullgarisë ka rezerva të gazit dhe se sasitë e tyre janë të mjaftueshme për Evropë. Ato deklarata nuk pranohen as nga ekspertët energjetikë, as nga Brukseli. Ky i fundi e komenton këtë ide bullgare në mënyrë të paangazhuar duke e siguruar Sofjen, se “Komisioni Evropian do të koordinojë hartimin dhe realizimin e projekteve transkufitare dhe transevropiane për pasurimin e furnizimeve të gazit në rajon.”
Kështu që është e dukshme, që diplomacia gjeostrategjike ka prioritete të veta politike dhe ekonomike, të cilët nuk marrin në konsideratë ambiciet dhe interesat e Bullgarisë së vogël.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..