Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumjana Bëçvarova: Administrata duhet të bëhet moderne dhe të jetë drejtuar ndaj qytetarëve dhe biznesit

БНР Новини
Foto: BGNES

Reforma në administratë dhe aplikimi i shërbimeve elektronike do të jenë prioritet në punën e Zëvendëskryeministres Rumjana Bëçvarova dhe të ekipit të saj, u bë e qartë në brifingun që u zhvillua ditën e premte.

“Ka domosdoshmëri që ato të koordinohen në një mënyrë, e cila të garantojë rezultatet e zhvillimit të tyre, tha ajo. Administrata shtetërore është baza e sigurimit të shërbimit për qytetarët dhe këto shërbime duhet të elektronizohen me etapa dhe sa më shpejt, gjë që është lidhur me konceptin e administrimit elektronik. Kjo është përgjigje e një prej prioriteteve të udhëheqjes sonë – garantimi i një politike transparente dhe arritja e një udhëheqjeje të tillë.”

Sipas fjalëve të Zëvendëskryeministres së Politikës së Koalicionit dhe të Reformës Administrative, aktualisht nëpunësit janë 120 000, kurse buxheti i tyre deri në fund të vitit është ulur deri më 10 për qind. Kufizimi i numrit të administratës nuk duhet të jetë vetëm një qëllim, por rezultat i një sërë përpjekjesh të tjera, është e mendimit Bëçvarova. Do të punohet për një administratë moderne, e cila të jetë drejtuar ndaj qytetarëve dhe biznesit dhe t’i zgjidhë problemet. Zëvendëskryeministrja rikujtoi se te ne veprojnë 2 312 shërbime administrative dhe mbi 900 regjime rregulluese, por vetëm 13 për qind prej tyre janë elektronike. Praktikisht mbi 60 për qind e transaksioneve për vitin 2013 janë për shërbimet e ofruara jo për qytetarët, por për biznesin dhe për administratat e tjera. Prandaj pritet një audit i plotë i shërbimeve administrative dhe i regjistrave. Theksi në reformën administrative do të jetë zbatimi i vlerësimit të ndikimit të legjislacionit. Zëvendëskryeministrja Rumjana Bëçvarova komentoi se çdo ditë mesatarisht 2.5 akte normative pësojnë ndryshime dhe dha disa shembuj:

“Zakonisht ligjet që korrigjohen, janë Kodi i Sigurimit Social – 61 herë që nga viti 2007 deri tani, Ligji i Sigurimit Shëndetësor – 47 herë, tha ajo. Ligji për shëndetin ka pësuar 40 ndryshime, kurse Kodi i Procedurave Tatimore dhe të Sigurimit – 37. Korrigjimet e shpeshta të legjislacionit i vështirësojnë proceset e udhëheqjes, por në të njëjtën kohë i ngarkojnë njerëzit, të cilët punojnë në këtë mjedis.”

Zëvendëskryeministrja deklaroi se shpreson te partneriteti nga ana e deputetëve në Kuvendin Popullor dhe nënvizoi se me aplikimin e vlerësimit të detyrueshëm të ndikimit të legjislacionit një sërë shtetesh konstatojnë deri më 40 për qind ulje të numrit të ligjeve të reja, si dhe përmirësimin e rregullores normative. U bë e qartë se për qeverinë është me rëndësi të madhe edhe përfshirja e organizatave civile dhe e biznesit në formimin e politikave dhe në marrjen e vendimeve.

Zëvendëskryeministrja Bëçvarova informoi se akoma gjatë dy muajve të parë të udhëheqjes së qeverisë është përpunuar dhe miratuar një hartë rrugore e zbatimit të Strategjisë për reformën administrative 2015-2020 dhe është përgatitur gjithashtu për debate publike harta rrugore e udhëheqjes elektronike deri në vitin 2020. Ajo deklaroi se në programin, që qeveria do ta miratojë ditën e mërkurë, janë pasqyruar një sërë masash.

“Ju e shihni se sa aktivisht punojnë kolegët në sektorët kryesorë – vazhdoi zëvendëskryeministrja. – Ata tashmë kanë deklaruar disa masa, të cilat do të ndërmarrin, dhe janë duke e formuar konceptin e tyre për reformat e domosdoshme. Kam parasysh edhe shëndetësinë, edhe drejtësinë, edhe arsimin. Kjo kërkon një koordinim, i cili nuk do të përfundojë me miratimin e programit. Në Këshillin e Zhvillimit, të cilin e shpallën organin kryesor, do të kërkohen vendime, si dhe pozitat e qeverisë dhe të partive, të cilat e përkrahin këtë qeveri. Do të ketë mundësi që të shqyrtohen tema, të cilat ofrohen nga ministrat e veçantë dhe nuk janë në program. Në qoftë se miratohet një vendim i tillë, ai do të shkruhet në të.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD