Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sllavena Daskallova në stop kuadër

Foto: arkiv personal

Viti 2014 ishte tepër i suksesshëm për këngëtaren dhe artiste Sllavena Daskallova. Ajo kishte angazhime si në skenën e koncerteve, ashtu edhe në të teatrore. Ajo mori pjesë në filmin televiziv “Shmend dhe Kapeli: Legjenda”. Kënga e saj “Dëshiroj të besoj” mori çmimin special për debutim në Konkursin e Këngës së Re Bullgare Pop dhe Rok “Sofja këndon”. Ideja për kompozimin erdhi nga personazhi i saj kinematografik.

“E realizuam këngën me muzikantin Petër Petrov, i njohur më tepër si Xhaz Orfeus – tregon Sllavena. – Përveç se është autor i aranzhimit, ai është edhe kitarist. Trumbetari Denis Goev ndihmon për tingëllimin e mrekullueshëm xhaz të kompozimit. Petër Jordanov – Bëni luan në bateritë dhe siguron ritmin e projektit tonë. Vargjet i lexon rapëri MC Cigullkata. Tani për tani nuk kam vështirësi të gërshetojë punën e artistes me atë të këngëtares. Mendoj, se ato dy arte i shtohen njeri tjetrit, sepse kur sosen fjalët, vjen muzika.”

Sllavena Dskallova në vazhdim të tre viteve mësonte muzikë në Akademinë “Siano” në Genua. Pas kësaj mbaroi Akademinë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave “Krëstjo Sarafov” në Sofje. Shpreh gatishmëri të realizojë projekte të ndryshme me kolegët, gjë që i sjell lumturi. Për projektin e fundit, në të cilin interpreton muzikën pop, rok dhe xhaz ajo tregon:

“Projekti ynë “Pop&Rock Meets Jazz” është i hapur. Në thelbin e tij jemi me muzikantin Petër Petrov, me të cilin ftojmë muzikantë të ndryshëm. Secili sjell individualitetin dhe stilin e tij dhe ndihmon, që koncertet të jenë më interesante. Interpretojmë kompozime të dashura dhe të preferuara pop dhe rok. Por i bëjmë aranzhimet e këtyre këngëve ne, kështu që ato të dallohen nga origjinalet. Ato këngë të përpunuara nga ne i prezantojmë në klubet e ndryshme. Përveç në Sofje japim koncerte në mbarë vendin. Jam me përshtypjen, se njerëzit në provincë kanë dëshirë të madhe të takohen dhe të dëgjojnë interpretues bullgarë. Ideja jonë është të prezantojmë vetëm muzikë prej autori. Shpresoj, dhe uroj, që viti 2015 të jetë një vit paqësor, plot shëndet, kështu që të kemi mundësi t’i gëzohemi jetës.”

Për Radio Bullgarinë Sllavena solli incizime nga projekti “Pop&Rock Meets Jazz”. Mund të dëgjoni interpretimin e këngës “I Still Haven't Found What I'm Looking For” të grupit “U2”


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD