Viti 2014 ishte tepër i suksesshëm për këngëtaren dhe artiste Sllavena Daskallova. Ajo kishte angazhime si në skenën e koncerteve, ashtu edhe në të teatrore. Ajo mori pjesë në filmin televiziv “Shmend dhe Kapeli: Legjenda”. Kënga e saj “Dëshiroj të besoj” mori çmimin special për debutim në Konkursin e Këngës së Re Bullgare Pop dhe Rok “Sofja këndon”. Ideja për kompozimin erdhi nga personazhi i saj kinematografik.
“Projekti ynë “Pop&Rock Meets Jazz” është i hapur. Në thelbin e tij jemi me muzikantin Petër Petrov, me të cilin ftojmë muzikantë të ndryshëm. Secili sjell individualitetin dhe stilin e tij dhe ndihmon, që koncertet të jenë më interesante. Interpretojmë kompozime të dashura dhe të preferuara pop dhe rok. Por i bëjmë aranzhimet e këtyre këngëve ne, kështu që ato të dallohen nga origjinalet. Ato këngë të përpunuara nga ne i prezantojmë në klubet e ndryshme. Përveç në Sofje japim koncerte në mbarë vendin. Jam me përshtypjen, se njerëzit në provincë kanë dëshirë të madhe të takohen dhe të dëgjojnë interpretues bullgarë. Ideja jonë është të prezantojmë vetëm muzikë prej autori. Shpresoj, dhe uroj, që viti 2015 të jetë një vit paqësor, plot shëndet, kështu që të kemi mundësi t’i gëzohemi jetës.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..