Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Plevneliev: Do të punojë për këtë që 2015 të jetë vit i reformave

БНР Новини
Foto: BGNES

Presidenti Rosen Plevneliev pret që 2015 të jetë vit i reformave dhe veprimeve dhe jo i hesapeve politike. Udhëheqësi i shtetit dhe Zëvendëspresidentja Margarita Popova dhanë konferencë të përbashkët për shtypin në lidhje me përvjetorin e tretë të mandatit të tyre.

Rosen Plevnelievi deklaroi, se kjo ishte periudha e krizave të ndryshme ndërkombëtare dhe të brendshme:

“Kriza më e rëndë ekonomike dhe financiare botërore prej 80 vjetësh, kriza më e rëndë në BE nga krijimi i tij deri më sot. Popullizmi dhe nacionalizmi në Evropë u forcuan, ishin vënë nën pikëpyetje vlera kryesore të Bashkimit. Në Bullgari përjetuam kriza të ndryshme, pamë vala të protestave në vend dhe në botë; akt terrorist në tokën tonë amtare; presion të paparë të migracionit; besimin më të ulët të qytetarëve në institucionet; kundërvënien dhe revanshizmin më të fortë midis liderëve politikë.”

Udhëheqësi i shtetit tani është optimist pas zgjedhjeve të parakohshme dhe sjelljes së forcave politike, që kanë vendosur të kërkojnë dialog dhe pajtim në bazën e marrëveshjeve parimore. Shpreson, se ky ton do të ruhet.

“Ka ardhur koha të tregojmë, se demokracia bullgare është e pjekur për koalicione parimore dhe konstruktive, deklaron Presidenti. Kërkimi i kompromisit nuk është dobësi, as mungesë e parimeve politike.”

Modeli “Banka Korporative Tregtare” duhet të shpërbëhet, këmbënguli presidenti. Ai u bëri thirrje institucioneve kompetente ta bëjnë punën e tyre dhe të sqarojnë rrethanat që kanë çuar në falimentin e bankës. Presidenti Plevneliev për herë të radhës paralajmëroi, se Bullgaria shpërndan në mënyrë jo të drejtë resursin e vogël, me të cilin disponon, për shkak të ekzistencës së shumë sektorëve informal. “Sot Bullgaria për herë të parë në vitet e tranzicionit ka plan afatgjatë dhe prioritete të qarta, të miratuar me konsensus”, tha Udhëheqësi i shtetit.

“Kemi shansin të vazhdojmë me reformat e rëndësishme për shoqërinë, si p.sh. me ato në sistemin gjyqësor, në shëndetësi, në energjetikë, në arsim, të vazhdojmë me reformën administrative, të pensioneve dhe në sektorin “Siguri”.

Presidenti deklaroi, se 2013 ishte viti i energjisë civile, 2014 – i mosstabilitetit të jashtëzakonshëm dhe shpresës së deklaruar, se 2015 – do të jetë viti i reformave.

Rosen Plevneliev për herë të radhës nuk arriti të na bind, se është president i të gjithë bullgarëve, sepse jo vetëm kazusi Banka Korporative Tregtare, por edhe qeverisja shtetërore kërkojnë qëndrim dhe vlerësim të njëjtë nga ana e tij. Ai komentoi vetëm dy qeveritë teknike, të emëruar prej tij. Ishte logjike që t’u jap vlerësim dhe qeverive të dalë nga zgjedhjet në Bullgari. Qëndrimi i ndryshëm u duk edhe në mungesën e komentit për qeverinë e forcës politike, e cila e ngriti në këtë post, bile për qeverinë në të cilën ai merrte pjesë. Është logjike të shtrohet pyetja pse nuk janë zhvilluar reforma në vitet 2009-2013, kur në pushtet ishte partia GERB e cila e ngriti për këtë post, por 2015 duhet të jetë viti i reformave.

Në fjalën e vet presidenti u përpoq të zërë një qëndrim të arsyeshëm në drejtim të sektorit “Energjetikë”. Qëndrimi i tij më i balancuar me siguri është rezultat i arsyes, apo rezultat i takimeve të fundit të zhvilluara në vendin tonë. Ai u shpall kategorikisht kundër qëndrimit të ngritur nga Rusia për politikën e Fuqive të mëdha, të cilat kanë interesat e tyre dhe vendosin fatin e shteteve të vogla.

“Si president punoj për BE më të fuqishëm dhe më të integruar, i cili është i vetmi shans për çdo një prej vendeve anëtare që të jetë faktor në skenën globale” – theksoi Udhëheqësi i shtetit.

Përgatiti në shqip. Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD
Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD