Gjatë ditëve të para të vitit të ri 2015 shfaqën shenja për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë . Në interpelancë kryeministri Bojko Borisov raportoi për politikën bullgare ndaj këtij shteti. Pas kësaj u zhvillua një takim midis ministrit të jashtëm Daniell Mitov me ambasadorin e Shkupit në Sofje Bllagoj Hanxhiski për bisedime të lidhura me hapa të ardhshme për zhvillimin e bashkëpunimit. U bë e qartë se nuk ka ndryshim në pozitën e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Maqedonisë.
Siç edhe qeveria e parë e kryeministrit Bojko Borisov, edhe e tanishmja deklaron kategorikisht se e përkrah integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë dhe është gati të ofrojë ndihmë eksperte në lidhje me çështje konkrete, në të cilat Bullgaria tashmë ka përvojë.
Mirëpo përkrahja nuk është pa kushte dhe varret nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, në bazë të deklaratës për fqinjësi të mirë të nënshkruar midis dy shteteve në vitin 1999. Në fakt me këtë marrëveshje Bullgaria dëshiron t’i japë fuqi juridike deklaratës, pa pasur pretendime suplementare ndaj Maqedonisë. Mirëpo Shkupi ka rezerva.
Përveç kësaj Bullgaria dëshiron që dy shtetet të shënojnë së bashku ngjarje të përbashkëta historike, persona dhe data, si për shembull kremtimi i përbashkët i Shenjtorëve Kirill dhe Metodi në Romë.
Tani për tani përgjigje të qartë nga ana e Maqedonisë nuk ka. Janë krijuar grupe ekspertësh në nivel ministri të jashtme për konsultime, por paqëndrueshmëria politike në të dy shtetet gjatë viteve të fundit vështirëson punën e tyre. Takimi i ministrit Mitov me ambasadorin e Shkupit tek ne, që u zhvillua javën e kaluar i rrit shpresat për zhvillim pozitiv dhe për një samit të ministrave të jashtëm të dy shteteve, i cili do të inkurajojë dialogun politik. Prej këtij dialogu varret jo vetëm perspektiva evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, por edhe shumë projekte me rëndësi rajonale, si ndërtimi i pikëve të reja të kontrollit kufitar, ndërtimi i lidhjes hekurudhore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, realizimi i korridorit pan-evropian midis bregdetit bullgar dhe portit të Shqipërisë Durrës. Dobitë prej zhvillimit pozitiv të këtij dialogu do të jenë të mëdha, por tani për tani përparësia është e vogël dhe marrëdhëniet dypalëshe vazhdojnë të jenë problematike.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..