Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Le të flasim për naftën

Foto: arkiv

Nga muaji korrik 2014 çmimi botëror i naftës prej 110 dollarëve për një fuçi nafte ra deri 50 dollarë. Kjo reflektoi mbi të gjithë situatën në botë dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm. Ulja e çmimit të naftës po ashtu ndikoi mbi Bullgarinë, e cila u shkëput nga projekti i gazsjellësit “Rryma Jugore”.

Në vend nuk nxirret naftë, por nisën të eksplorohen burimet e gazit konvencional dhe të naftës, në veçanti në Bullgarinë Jugore. Kjo nismë do të zgjasë 2 vjet.

Së pari do të eksplorohen bashkitë Svilengrad, Maxharovo, Harmanli dhe Ljubimec. Terreni aty bën pjesë në të ashtuquajturin pellg naftë e gaz mbajtës, i cili bie në territorin e 3 shteteve – Bullgari, Greqi dhe Turqi. Pala turke ka zbuluar 24 burime të naftës dhe 3 të tjera të gazit.

Pas informacioneve të lartpërmendura, pezullimi i “Rrymës Jugore” a është në dëm të Bullgarisë?

Le të imagjinojmë në çfarë situatë të favorshme do të ishim, po të kishim burime të naftës. Ulja e çmimit të naftës ndikoi negativisht më tepër mbi Rusinë.

Kjo ulje nuk është “komplot politik”, por rezulton nga faktorët e ndryshëm objektivë. SHBA-ja arriti ta rimëkëmbte ekonominë e vet, dollari u forcua dhe çmimi i naftës nisi të ulej. U pakësua kërkesa e energjisë, kryesisht në vendet ekonomikisht të zhvilluara. SHBA-ja disponon burime të mjaftueshme, bile eksporton një pjesë prej tyre. Në Evropë dhe Japoni po ashtu vërehet pakësimi i kërkesës. Japonia bile rinovoi industrinë e vet bërthamore dhe pakësoi përmasën e importit. Ulja e çmimit të naftës, nënkuptohet, ka influencë negative mbi SHBA-në. Por për shkak të një sërë argumentesh ekonomike e politike, në Perëndim ende janë të kënaqur me çmimin e ulët të naftës, sepse ashtu ndikojnë mbi regjimin e Putinit dhe po rimëkëmbin ekonominë e vet. Në fund të fundit, çmimi i ulët i naftës është në dëm të Rusisë më shumë se sa janë sanksionimet.

Çmimi i ulët i naftës shkaktoi humbje të mëdha në Rusi, por sigurisht që rusët nuk do të pakësojnë përmasën e prodhimit të naftës dhe gazit. Kjo ka të bëjë jo vetëm me prodhimin energjetik, gjë e cila zë një vend të rëndësishëm në jetën e vendit, por dhe me faktin se Rusia ka investuar shumë para dhe përpjekje në këtë industri. Po të mos e ruajë statukuonë aktuale dhe po të mos e rrisë prodhimin, Federata Ruse nuk do të jetë e aftë për të kompensuar investimet e bëra. Kjo mund të çojë në një krizë të rëndë ekonomike e politike. Përveç kësaj, nëse Rusia vazhdon ta rrisë prodhimin e saj të energjisë, kjo do të thotë se Vlladimir Putini do të tregohet edhe më shumë këmbëngulës para Perëndimit dhe do të mbrojë vullnetin e tij politik deri në fund.

Kina po gjendet në etapë kritike të reformave të mëdha dhe të transformimit ekonomik dhe shkatërrimi i mjedisit e pengon zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Ulja e çmimit të naftës është në favor të Pekinit, sepse mund të manovrojë reformimin, pra të zhvillojë burime të pastra energjetike të kualitetit të lartë, të cilat gradualisht do të zëvendësojnë ato të cilat e ndotin mjedisin.India po mbetet prapa nga vendet e tjera, sepse infrastrukturën e ka të dobët dhe në plan afatshkurtër nuk pritet të ndryshojë pavarësinë e vet nga qymyrguret si burimi kryesor i energjetikës. 

Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) nuk mendojnë të pakësojnë përmasat e tyre të prodhimit. Ndërkohë, Arabia Saudite, njëra nga vendet kryesore në të ardhme, prodhuese e naftës në Gjirin Persik, shfrytëzon për të mirën e vet dollarin e fortë dhe kërkesën e dobët. Në llogari të çmimeve të ulëta, Arabia Saudite reflekton mbi prodhimin e gazit argjilor shist dhe të naftës. Ashtu çmimi i një fuçie nafte do të mbetet më pak se 75 dollarë për industrinë e gazit argjilor shist dhe kjo industri nuk do të jetë fitimprurëse.

Ulja e çmimit të naftës ka dhe anë negative. Shumica e njerëzve shqetësohet se  rënia e vazhdueshme do të çojë në një krizë të re politike, ekonomike e financiare, sepse çmimet ishin të larta dhe të qëndrueshme kohë të gjatë. 10 vitet e fundit sektori energjetik u bë tërheqës për investimet. Shumë e popullarizuar u bë nxjerrja e gazit argjilor shist dhe e naftës.

Nëse shpërbërja e Bashkimit Sovjetik kishte ndikim pozitiv mbi botën dhe zhvillimin e saj, ideja për asgjësimin e Rusisë mund të thuhet se është pakujdesi.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD