Me “Dëshirë” filloi viti 2015 për këngëtaren Vjara Pantalleeva. Kënga e krijuar prej kohe pësoi disa metamorfoza. Vjara është autore e tekstit, muzika është shkruar bashke me bashkëshortin e saj - Çavdar Collov. Varianti final është me aranzhim të Adriana Benovës – muzikante dhe Dj, e cila i ka dhënë këngës stilin drum and bass. “Dëshirë” është bërë me dashuri dhe punë nga miq tanë, të cilëve u jam mirënjohëse” – thotë Vjara. Dëshira e saj që me krijimtari dhe frymëzim të vërë fillimin e Vitit të ri po realizohet. E presin çaste të këndshme me familjen e saj dhe me fëmijët të grupit të saj vokal “Miki Maus”.
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën..