Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shumë borë – shumë bukë” – besime popullore, fjalë të urta dhe këngë për borë

БНР Новини

“Për shumë vjet! ” – në Bullgari këtë përshëndetje mund ta dëgjoni gjatë tërë janarit. Ndoshta për shkak të besimit se urimet gjatë muajit të parë të vitit i “ngarkojnë” 11 muajt e tjerë me energji pozitive. Tek ne është shumë e përhapur fjala e urtë: “Bora e trashë – buka e madhe”, apo “Shumë borë, shumë bukë”. D.m.th. sa më shumë është bora në muajt dimërorë, aq më pjellor do të jetë viti. Mbulesa e bardhë i mbron rrënjët e pemëve dhe farat e drithërave. Akulli i ruan ujërat dhe peshkun. Në përrallat shpeshherë bora krahasohet me pelenë apo me batanije të ngrohtë. Ekzistojnë shumë legjenda dhe  besime të lidhura me akullin dhe borën.

Dikur besonin se kushtet meteorologjike gjatë janarit ndihmonin për parashikimin e motit të tërë vitit. Prognozat ishin formula të shkurtra verbale si “Janari pa borë – korriku pa shi”, apo: „Borë në vigjiljen e vitit të ri – shi deri në ditën e Shën Petrit“. Mendohej se me rëndësi të madhe ishte moti gjatë muajit të parë, sidomos gjatë ditës së parë. Po të kishte brymë në pemët – viti do të ishte pjellor. Po të binte borë e imët, bletët do të mblidhnin shumë mjaltë. Në se flokët e dëborës ishin të mëdha – do të kishte shumë brumbuj gjatë verës.

Shumë e përhapur është një legjendë – në fillim bora ishte si miell. Por një grua e shkujdesur fshinte me të fëmijën e saj. Atëherë Zoti u zemërua shumë dhe e bëri borën mbulesë të ftohtë. Sipas përfytyrimeve të krishterimit folklorik bora bie atëherë, kur nga këmisha e Zotit (apo e engjëjve) shqyhen lecka.  Zotët e borës janë Shën Dimitër, Shën Nikolla dhe Shën Athanas, të cilët janë shenjtorët dimërorë. Për secilin prej tyre ka legjenda të ndryshme. E përbashkëta në këto legjenda është se bora bie nga mjekrat apo nga mëngët e gjera të veshjeve të tyre. Në disa rajone të shtetit rruhen besime sipas të cilave Shën Dimitër dhe Shën Nikolla e mbajnë borën në thasë dhe kur duhet e lëshojnë mbi tokë.  Besohet se bora e parë, pavarësisht nga dita dhe muaji, kur bie, është shëruese.


Edhe sot njerëzit rrokullisen në të, apo të paktën – lajnë fytyrat e tyre për shëndet. Dikur besonin se kjo bëhet kundër dhimbjes së kokës apo kundër problemeve të shpinës gjatë punës së rënde në fushë në muajt verorë. Është mirë kur bora shfaqet dhe shkrihet në kohën e duhur. Ndryshe ajo prish tërë ciklin bujqësor, ngatërrohet ritmi jetësor i të gjitha krijesave të gjalla. Rezultati është uri dhe mjerime, kryesit për të varfëritë.

Bora e fundit quhet “e lejlekëve” sepse paralajmëron ardhja e zogjve shtegtarë. 

“Bora e lejlekëve” zakonisht ka flokë të mëdha, të cilat tregojnë se lejlekët tashmë kanë nisur rrugën e tyre të gjatë dhe së shpejti do të vijnë tek ne. Në terminologjinë popullore figurojnë akoma disa lloje bore. Kur bie pa erë quhet “borë e qetë”. Kur shkrihet ajo quhet “bora e jugut” sepse shkrihet me ndihmën e erës jugore. Ekzistojnë shumë fjalë të urta për gjërat e paqëndrueshme. Për ta quhet se  janë të qëndrueshme si “bora e vitit të kaluar”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Iavanova

Fotografi: BULFOTO




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD