Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Poeti” – albumi i ri i Lili Ivanovës

Në albumin e ri të Lili Ivanovës ka 14 këngë të cilat sikur ta prekin shpirtin tënd. Albumi është special sepse në të kanë kontribuuar autorë të brezave të ndryshëm. Pjesa dërmuese e këngëve janë hite të vjetra të Lili Ivanovës por me aranzhime të reja. Ka dy këngë që janë interpretuar në origjinalet e tyre. Titulli i albumit është sipas këngës “Poeti”. Muzika është e riut Angell Djullgerov.

“Para ca kohësh pata një takim me aktorin Hhristo Mutafçiev dhe ai më tha pse të mos bëjmë ndonjë këngë, kujton Lili Ivanova. – Edhe më parë e kisha dëgjuar atë duke kënduar dhe më kishte pëlqyer timbri i tij. Hristo Mutafçiev qëndron fortë si në skenën e aktorëve, ashtu dhe në atë të këngëtarëve. Ja pse kur më dhanë këngën “Poeti” m’u duk mirë pjesëmarrja e Mutafçievit në recitativin e saj. Regjisori i klipit është Stojan Radev. Nuk kisha aspak dyshime për titullin e albumit. Pasi dëgjova muzikën dhe lexova tekstin e “Poetit” i thashë vetes se ashtu do të titullohet CD-ja e ardhshme.”

Pjesa dërmuese e këngëve në albumin e ri të Lili Ivanovës janë sipas muzikës së Aleksandër Josifovit.

“Aleksandër Josifovi është një muzikant i shkëlqyer, thotë Lili Ivanova. – Dhe po ashtu kompozon dhe është njeri me inteligjencë, gjë e cila sot haset rrallëherë te njerëzit. Mes nesh ka respekt reciprok. Jam e kënaqur se kam interpretuar aq shumë këngë të tijat. Ato janë sipas teksteve të disa figura madhërishme të Bullgarisë – poetëve Pavel Matev, Damjan Damjanov, Ljubomir Levçev. Në albumin e ri gjendet po ashtu kompozimi “Shturçe” /Bulku i vogël/ i Najden Andreevit. Atë do ta dëgjoni në aranzhim të ri. Kjo këngë është ndër të preferuarat për publikun tim.”

Pamjen e jashtme të albumit “Poeti” e ka bërë Petja Ivanova. Me të Lili Ivanova punon prej dy vjetëve. Shumica e aranzhimeve të reja është e Angell  Djullgerovit dhe është incizuar në studion e tij në qytetin Plovdiv. “Për mua ishte sfidë e madhe t’u jap jetë të re kompozimeve” – thotë muzikanti i cili është kitarist në grupin e Lili Ivanovës.

Më 16 maj të këtij viti Lili Ivanova do të koncertojë në Londër në klubin “Troxy”, një qendër shumëfunksionale për ngjarje të ndryshme kulturore.


Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova


Më shumë nga rubrika

Foto: Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare befason publikun në koncertin me rastin e 65-vjetorit të krijimit të tij

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare feston 65 vjetorin e tij me një koncert në ditën e themelimit të tij - 21 mars. Që atëherë, këngëtarët e rinj kanë përhapur lavdinë e mjeshtërisë korale bullgare në mbarë botën dhe jo rastësisht quhen..

botuar më 25-03-21 8.05.PD
Grupi Strykers

"Bota është kënga jonë!" – hard rock melodik na kujton të jemi të përgjegjshëm ndaj natyrës

Muzikantët e grupit Strykers udhëhiqen gjithmonë nga ideja e krijimit të një vepre origjinale në fushën e hard rock-ut melodik. Incizimi i tyre i fundit me pjesëmarrjen e këngëtarëve të rinj Gergana Stojanova dhe Leon Daniell i kushtohet Tokës dhe..

botuar më 25-03-20 2.25.MD

Në "Plladnej" grupi JazzBoree përsëri pi ujë nga pusi i folklorit bullgar

Muzikantët nga grupi JazzBoree gërshetojnë traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”), frymëzuar nga historitë tona popullore të dashurisë. Këngëtarja Savina Pllamenova është autore e muzikës..

botuar më 25-03-19 6.45.PD