Në albumin e ri të Lili Ivanovës ka 14 këngë të cilat sikur ta prekin shpirtin tënd. Albumi është special sepse në të kanë kontribuuar autorë të brezave të ndryshëm. Pjesa dërmuese e këngëve janë hite të vjetra të Lili Ivanovës por me aranzhime të reja. Ka dy këngë që janë interpretuar në origjinalet e tyre. Titulli i albumit është sipas këngës “Poeti”. Muzika është e riut Angell Djullgerov.
“Para ca kohësh pata një takim me aktorin Hhristo Mutafçiev dhe ai më tha pse të mos bëjmë ndonjë këngë, kujton Lili Ivanova. – Edhe më parë e kisha dëgjuar atë duke kënduar dhe më kishte pëlqyer timbri i tij. Hristo Mutafçiev qëndron fortë si në skenën e aktorëve, ashtu dhe në atë të këngëtarëve. Ja pse kur më dhanë këngën “Poeti” m’u duk mirë pjesëmarrja e Mutafçievit në recitativin e saj. Regjisori i klipit është Stojan Radev. Nuk kisha aspak dyshime për titullin e albumit. Pasi dëgjova muzikën dhe lexova tekstin e “Poetit” i thashë vetes se ashtu do të titullohet CD-ja e ardhshme.”
Pjesa dërmuese e këngëve në albumin e ri të Lili Ivanovës janë sipas muzikës së Aleksandër Josifovit.
“Aleksandër Josifovi është një muzikant i shkëlqyer, thotë Lili Ivanova. – Dhe po ashtu kompozon dhe është njeri me inteligjencë, gjë e cila sot haset rrallëherë te njerëzit. Mes nesh ka respekt reciprok. Jam e kënaqur se kam interpretuar aq shumë këngë të tijat. Ato janë sipas teksteve të disa figura madhërishme të Bullgarisë – poetëve Pavel Matev, Damjan Damjanov, Ljubomir Levçev. Në albumin e ri gjendet po ashtu kompozimi “Shturçe” /Bulku i vogël/ i Najden Andreevit. Atë do ta dëgjoni në aranzhim të ri. Kjo këngë është ndër të preferuarat për publikun tim.”
Pamjen e jashtme të albumit “Poeti” e ka bërë Petja Ivanova. Me të Lili Ivanova punon prej dy vjetëve. Shumica e aranzhimeve të reja është e Angell Djullgerovit dhe është incizuar në studion e tij në qytetin Plovdiv. “Për mua ishte sfidë e madhe t’u jap jetë të re kompozimeve” – thotë muzikanti i cili është kitarist në grupin e Lili Ivanovës.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..