Është e qartë, se Sofja akoma mbështet projektin ruso-evropian për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, tubacionet e të cilit do të kalojnë përmes territorit bullgar. Megjithëqë asnjeri nuk arriti të vërtetojë, se ky projekt do të jetë i leverdishëm për vendin, pozita e Sofjes mbetet në përkrahje të realizimit të tij. Dhe megjithëse tashmë disa herë nga tribuna më e lartë në Rusi u shpall, se projekti u dështua, autoritetet bullgare vazhdojnë ta konsiderojnë si një prioritet në punën e tyre dhe të shpresojnë se me realizimin e tij, vendi do të shndërrohet në një qendër energjetike dhe në se nuk do të jetë e mundshme në Evropë, të paktën në Gadishullin Ballkanik.
Me ndërgjegjen e plotë për këtë ç’bëjnë, dhe jo rastësisht, në programin e porsa miratuar të menaxhimit të vendit pushtetarët regjistruan si detyrë, të lehtësojnë maksimalisht ndërtimin e tubacioneve të gazsjellësit që nga territori i vendit deri te konsumatorët definitiv në Evropën Qendrore. Para disa ditësh ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova tha, se “projekti padyshim ka rëndësi për Bullgarinë përsa i përket diversifikimit të furnizimeve”. Ajo nuk harroi të theksoi edhe kontributin e tij pozitiv për ekonominë bullgare. Dhe kjo pavarësisht nga deklaratat kategorike të vet presidentit rus Vlladimir Putin, muajin dhjetor të vitit të kaluar, për dështimin dhe ndalimin e projektit. Pavarësisht edhe nga deklaratat e shefit të viganit rus “Gazprom” Aleksej Miller para zëvendës presidentit të Komisionit Evropian dhe komisionar të energjetikës Marosh Shefçoviç në mbështetjen e pozicionit të presidentit rus. Edhe zëvendës presidentja bullgare e Komisionit Evropian dhe komisionare për buxhetin dhe resurset njerëzore Kristalina Georgieva në mënyrë diplomatike dha të kuptohet, se gjithçka është humbur, dhe se Bullgaria duhet të kërkojë ndonjë fushë tjetër për afirmim në skenën energjetike evropiane, sepse “kur një derë mbyllet, ndonjë tjetër hapet”. Ditë të numëruara para kësaj, sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri haptazi deklaroi në Sofje, se varësia totale energjetike e Bullgarisë nga Rusia nuk është e pranueshme për një anëtar të NATO-së. Kështu ai dha të kuptohet, se SHBA-ja janë të kënaqur nga dështimi i projektit të gazsjellësit rus përmes Bullgarisë.
Zëvendës kryeministrja Rumjana Bëçvarova shpjegoi këmbënguljen e kabinetit dhe mos dëshirën e tij të pranojë faktet e dukshme me argumentin formal, se Sofja nuk ka marrë nga Moska lajmërim zyrtar për ndërprerjen e projektit “Rryma Jugore”. Edhe shefi i kompanisë “Rryma Jugore – Bullgaria” Dimitër Gogov ripohoi se fjalët e saj nuk janë të kota. Ai shpjegoi, se kompania vazhdon të punojë dhe të paguajë rroga tepër të larta për tregun bullgar të punës. Ai tha gjithashtu, se kompania zhvillon një veprimtari aktive për menaxhimin e aktiveve të veta në territorin bullgar. Në fakt duhet të pranohet, se kjo firmë e përbashkët bullgaro-ruse ka çfarë të punojë në Bullgari. Para ndalimit të projektit ajo bleu terrene të mëdha për nevojat e gazsjellësit. Krahas kësaj në portet bullgare u shkarkuan mjera tonë tuba prej metali për ndërtimin e impiantit. Tani ato troje dhe tuba duhet të gjejnë pronarë të rinj dhe shitja e tyre duhet të rivendosë të paktën një pjese të investimeve. Duket, se ka plane për shitjen e vet kompanisë, e cila është me një kapital nga 200 milion euro.
Sidoqoftë një projekt i tillë madhështor, i cili është shumë i përparuar në realizimin e tij nuk mund të mbyllet për disa muaj. Kjo do të kërkojë më shumë kohë. Dhe Sofja ka shpresë, se gjatë kësaj periudhe do të arrijë të mendojë ndonjë formulë të re dhe të paraqesë një projekt të ri energjetik, i cili të jetë në përputhje me kërkesat evropiane dhe me interesat e SHBA-së në rajon. Në të njëjtën kohë ky projekt duhet të zvogëlojë varësinë e vendit nga furnizimet energjetike ruse. Krahas kësaj ai duhet të jetë i leverdishëm dhe t’i sjell shtetit të ardhura, për të cilat ai ka nevojë të madhe, që të zgjidhë problemet e rënda sociale dhe ekonomike. Probleme këto të cilët janë karakteristike për shtetin më të varfër të BE-së.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit..