Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta presidenti i parë demokratisht i zgjedhur Dr. Zhelju Zhelev

БНР Новини
Foto: BGNES

Në moshën 79 vjeçare u nda nga jeta Presidenti Zhelju Zhelev (kreu i shtetit bullgar në periudhën 1990-1997).

Njëri nga disidentët më të dalluar, Dr. Zhelju Zhelev është presidenti i parë demokratisht i zgjedhur në Bullgari. Ka lindur në fshatin Veselinovo të rrethit Shumen. Studimet i ka kryer në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrid” në degën e filozofisë. Më pas është përjashtuar nga Partia Komuniste Bullgare si anti-marksist. Në vitin 1982 Dr. Zhelev, pavarësisht censurës komuniste, ka botuar librin “Fashizmi”, i cili libër ka frymëzuar inteligjencën bullgare dhe të gjithë shoqërinë tonë. Pas ndryshimeve në vitin 1989 ai është treguar lideri i natyrshëm i opozitës së sapoformuar bullgare dhe ishte njëri nga themeluesit e Bashkimit të Forcave Demokratike dhe kryetar i Këshillit të Koordinimit. Zhelju Zhelev është bërë deputet në Kuvendin e Madh Popullor dhe në fillim të vitit 1990 është zgjedhur nga deputetët e tjerë kreu i shtetit. Në fillim të 1992-së është zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli presidenti i parë i Bullgarisë. Këtë post ai e ka zënë deri në vitin 1997. Pas përfundimit të mandatit ai ka themeluar Fondacionin “Dr. Zhelju Zhelev”. Presidenti ynë i parë demokratik është autor i dhjetëra librave dhe është shpërblyer me dekorata të larta shtetërore.

Gjatë kohës së Zhelju Zhelevit dhe sipas iniciativës së tij Bullgaria u vendos fortë në politikën e Ballkanit. Me njohjen e Maqedonisë vendi ynë tregoi se ka ambicien të luajë rol të rëndësishëm në Ballkan. Sipas idesë së Dr. Zhelju Zhelevit më 2001 është themeluar Klubi Politik Ballkanik. Atëherë në Asamblenë Kushtetuese nën moton “Ta evropeizojmë Ballkanin” kanë marrë pjesë presidentët Jon Iliesku, Sylejman Demirel, Emil Konstantinesku, Kiro Gligorov, liderë politikë nga Bosnjë-Hercegovina, Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Turqia.

Dr.Zhelju Zhelev ishte mysafir i Radio Bullgarisë. Intervista e tij e fundit ishte me rastin e 25-vjetorit të datës emblemë 10 nëntor 1989.

Njerëzit të cilët i kanë nisur shpejt e shpejt revolucionet zëvendësohen me njerëz të tjerë, të cilët para kësaj nuk e kanë pasur ide se çfarë do të thotë të jesh disident, ka vënë në dukje Dr. Zhelev. – Vala e dytë e Bashkimit të Forcave Demokatike, e cila erdhi një vit e gjysmë më vonë, përbëhej pikërisht nga njerëz të tillë, të cilët nuk kishin fare ide për çka bëhej fjalë. Deri sa të mos bindeshin se era frynte në një drejtim të dhënë, ata s’dolën në rrugë. Edhe te ne “revolucioni hëngri baballarët e vetë".

Për tranzicionin në Bullgari Dr. Zhelev është shprehur kategorikisht:

Pavarësisht se ka shumë rezerva për trancizionin bullgar, ai na ka çuar aty ku duhet të jemi. Bullgaria u bë shtet demokratik me ekonomi bazuar në parimin tregtar. Së pari u integruam në Këshillin e Evropës, organizatën më të vjetër themeluar pas Luftës së Dytë Botërore. Trancizionit tonë i erdhi fundi me anëtarësimin e Bullgarisë në NATO dhe BE.

Dr. Zhelev ka thënë se duke u marrë me politikë, ka humbur kohë të vlefshme për t’u shkruar. Por me anë të fondacionit të tij ka fituar shumë mundësi për botimin e dokumenteve të historisë më të re të Bullgarisë. Historia e vërtetë shkruhet në bazë të dokumenteve autentike, dhe jo të kujtimeve, ishte i bindur Dr. Zhelev.

Zhelju Zhelev mbetet në kujtimin e bashkëkohësve të tij si një njeri i ndershëm, i cili kurrë nuk u tregua i joshur nga dëshira për përfitime personale. Ai e ka vendin e vet si në historinë bullgare, ashtu dhe në historinë e transformimit të shoqërive komuniste në Evropën Lindore.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD